Basha për shëndetësinë: Fitoret e “kokoshit” nuk i prek askush

Publikuar tek: politike, më 20:19 19-01-2016 Basha për shëndetësinë: Fitoret e “kokoshit” nuk i prek askush

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas eventit të organizuar nga kryeministri Edi Rama për prezantimin e recetës elektronike.

Basha ka thënë se qytetarët ndihen keq kur dëgjonë kryeministrin, apo kokoshin siç e quan ai, që flet për suksese dhe fitore që nuk i prek askush. Sipas kreut të opozitës, shëndetësia është në ditën më të keqe të saj dhe spitalet janë mbushur nga militant të paaftë.

Deklarata e Bashës:

Cdo bashkeqytetar qe halli e ka cuar ne dyert e spitaleve, eshte ndjere sot edhe me keq kur ka degjuar kokoshin qe flet nga nje salle me regji e me audience te sjelle me force per suksese dhe fitore qe nuk i prek askush.

E kunderta, shendetesia eshte ne diten me te keqe. Sepse shendetesine e kapi qe ne fillim per ta kthyer ne minieren me te madhe te perfitimeve permes atij qe njihet tashme si kampioni i korrupsionit, Ilir Beqaj.

Keto vite, ilacet humben sigurine, spitalet u mbushen me militante te paafte, mjeket e talentuar dhe infermieret me pervoje u dhunuan nga nje minister i paafte, nga nje qeveri injorante, e ditur vetem per te vjedhur. Mbi 360 milione euro qe mund te ishin investimi historik ne shendetesi u ndane me klientelen ne koncesionet me skandaloze qe kane ndodhur ndonjehere. 100 milione euro i dha Edi Rama mikut te tij me nje murator per sterilizimin, nderkohe qe spitalet po rrenohen nga cdo mungese, nga radhet e gjata e nga mallkimet e qytetareve qe nuk gjejne zgjidhje vecse duke nxjerre qindarkat e fundit. 120 milione euro i dha kokoshi dhurueses se tij per check up qe nuk e ben as 20 perqind e popullsise, por ama parate e shqiptareve jane dhene, jane futur ne xhep.

Shko shih nje here ne pavionet e infektivit, te pediatrise, te kirurgjise, se si dergjet masa e madhe e pacienteve e familjareve te tyre, te drobitur e te shkaterruar nga financat, para se te rregullosh regjine e propagandes. Po sigurisht, ti dhe miqte tuaj e keni shendetesine per biznes. Korrupsioni eshte norma jote, stili yt i jeteses, po ajo qe ke bere me shendetesine me beqen tend eshte krim per te cilin do pergjigjesh para njerezve dhe votuesve qe i mashtrove, i vodhe dhe i le ne ne pike te hallit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputetja demokrate sulmon ministrin Koka: Moratoriumin e keni përdorur për show dhe manipulim, masakër me pyjet
Berisha flet për marrdhënien me Metën: Nuk ka flirt, por po i shërben vendit »
Article Logic
Execution time: 0.025859117507935
array(1) { ["section"]=> string(65) "basha-per-shendetesine-fitoret-e-kokoshit-nuk-i-prek-askush-30433" }