Basha përfundon dëshminë në Prokurori, mesazh Ramës: Nuk trembemi

Publikuar tek: aktualitet, më 11:51 12-10-2018 Basha përfundon dëshminë në Prokurori, mesazh Ramës: Nuk trembemi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurori pas padisë së kreut të Grupit të PS Taulant Balla i cili a akuzoi kreun  e PD për “kallëzim të rremë” dhe “fyerje”. 

Në një prononcim për mediat Basha u shpreh se thirrja për tu paraqitur në Prokurori nuk është fundi i opozitës por fillimi i fundit të regjimit kriminal.

Gjithashtu Basha i përcolli edhe një mesazh kryeministrit Rama.

“Kam një mesazh të qartë për Edi Ramën dhe veglat e tij qorre në shtet, media dhe kudo. PD-ja, unë dhe shqiptarët e vendosur për të larguar krimin nga politika as nuk trembemi as shantazhohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Edi Ramës. Jemi të vendosur për të çmontuar këtë shtet privat dhe shkatërrimin e diktaturës mafioze”, u shpreh Basha.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rivarrosja e ushtarëve grekë në Shqipëri, marrin pjesë ambasadorja dhe atasheu i Mbrojtjes 
Plagoset 18 vjeçari me armë zjarri në Tiranë (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.017096996307373
array(1) { ["section"]=> string(70) "basha-perfundon-deshmine-ne-prokurori-mesazh-rames-nuk-trembemi-137551" }