Basha përfundon takimin me aleatët: 3 gjërat për të cilat ramë dakort

Publikuar tek: politike, më 13:21 11-04-2016 Basha përfundon takimin me aleatët: 3 gjërat për të cilat ramë dakort

Kryetari i PD Lulzim Basha përfundon takimin me aleatët e tij kryesorë duke bërë të ditur për mediat tre gjërat për të cilat kanë rënë dakort mes tyre.

"Kemi rënë dakort për një proces zgjedhjor të lirë  e ndershëm.

Mundësia e qytetarëve për të shprehur me votën e tyre janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme . ... Ky është prioriteti i prioriteteve", tha Basha ndërsa shtoi:

"Strategjia jonë që po rakordohet nga të gjithë që po marrin pjesë në këtë tryezë ku nuk përjashtohet votimi elektronik, cështja e financimit të partimeve, garantimi i lirisë së medias, shtyllsat ku mbështet proopozimi ynë,

Çështja e dytë ka të bëjë me sistemin për opsoionet që garantojnë përfaqësimin”, tha kreu i PD i cili megjithatë nuk përcaktoi sistemin që sipas tij është efikas.

“Kjo mbetet pjesë e dialogut”, tha kryedemokrati.

Pika e tretë për të cilën Basha tha se diskutoi me aleatët është platforma e tyre.

“Së treti  çështjen e platformëës  opozitare. Propozimi ynë për një ekonomi që pasuron shqiptarët dhe jo një ekonomi të dobët për një grusht oligarkësh “, tha Basha në fjalën e tij para kamerave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blushi: Na tall gjithë Europa, thonë mos bëni zgjedhje “alla-shqiptarçe”
Blushi ankohet në mbledhjen e PS-së për referendumin, Ruçi: S’jemi përgjegjës për materialet zgjedhore »
Article Logic
Execution time: 0.028398990631104
array(1) { ["section"]=> string(74) "basha-perfundon-takimin-me-aleatet-3-gjerat-per-te-cilat-rame-dakort-37387" }