Basha: Përshëndes qëndrimin e Metës pro hetimit ndërkombëtar, PD-ja nuk bën asnjë pazar politik

Publikuar tek: politike, më 12:21 28-09-2015 Basha: Përshëndes qëndrimin e Metës pro hetimit ndërkombëtar, PD-ja nuk bën asnjë pazar politik

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Dinald Lu. Pas përfundimit të takimit Basha tha se me ambasadorin Lu u diskutua për çështjtej kryesore që shqetësojnë shqiptarët si dekriminalizimi dhe reforma në drejtësi.

Basha u shpreh se Partia Demokratike është e vendosur të mos bëjë asnjë pazar politik apo kompromis për ligjin e dekriminalizimit dhe stabilizimin e vendit.

Ka kundërshtarë të ligjit në Parlament por Partia Demokratike nuk bën pazare dhe compromise. Jemi të vendosur ta çojmë deri në fund. Çështje të tjera kanë të bëjnë me Reformën në Drejteësi , luftën kundër korrupsionit në drejtësi por edhe luftën kundër kapjes së drejtesisë dhe për ta vënë atë në interesat politike”, tha Basha.

Kreu i PD-së tha se u diskutua edhe për akuzat publike për skandalin CEZ-DIA duke përshëndetur qëndrimin e kreut të Kuvendit Ilir Meta pro hetimit ndërkombëtar. Ndërsa u shpreh se PD-ja nuk ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama pasi akuzat e PD-së për bashkëndarjen e 500 milionë euro mbeten në rafshin e akuzave ndërsa akuzat kundër Metës nuk janë bërë nga PD-ja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Letra e Brahos: Po synohet destabilizimi i vendit, presion familjarëve të Ismailajt për devijim procesi
Plas në Komision, deputetja e PD - ministrit Beqaj: Injorant, as modelet e Nard Ndokës nuk i ruajte »
Article Logic
Execution time: 0.022217988967896
array(1) { ["section"]=> string(98) "basha-pershendes-qendrimin-e-metes-pro-hetimit-nderkombetar-pd-ja-nuk-ben-asnje-pazar-poltik-21830" }