Basha përshëndetje ‘’Live’’ rivalit të tij Rama pas mesazhit: Nëse na ndjek…Përshëndetje! Por s’e kam me ty!

Publikuar tek: politike, më 12:58 26-04-2016 Basha përshëndetje ‘’Live’’ rivalit të tij Rama pas mesazhit: Nëse na ndjek…Përshëndetje! Por s’e kam me ty!

Pasi Edi Rama e quajti shpifës e shkroi dy rreshta në rrjetet sociale me shprehje të tipit ‘’Bëmë baba të të ngjaj’’, Basha nuk ngurroi t’I dërgonte një përshëndetje ‘’Live’’ rivalit.

“E pashë’’, tha Basha për postimin e Ramës, duke shtuar më tej se nuk e kishte me të.  ‘Nëse na ndjek…Përshëndetje! Por s’e kam me ty!’’, i tha Basha, para gazetarëve, në transmetim të drejtëpërdrejtë.

E plotë përgjigja e Bashës për Ramën pas postimit ku e quajti shpifës:

‘’E pashë postimin….Krye i qeverisë bën opozitën ndaj opozitës. Ai e shikon si një spektakël, ku thotë batuta, bën gjeste, këput mufka. Shumica e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5 dollarë. Një klloun e keni, kllounin e dytë nuk mund t’ua jap.

Opozita nuk mund të jetë klloun. Nuk mund të pranojë standardin e bajgës, si standardin e të nesërmes, kur them Bajgë kam parasysh ‘’Bulshit’’.

Kështu nëqoftë se na ndjek… Përshëndetje! S'e kam me ty por me paret që na vjedh!’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha publikon listën e “oligarkëve” të qeverisë, Rama përgjigje “rrufe”: Bëmë O Babë të të ngjaj
Presidenti Nishani niset për vizitë pune në BE dhe në NATO »
Article Logic
Execution time: 0.020606994628906
array(1) { ["section"]=> string(107) "basha-pershendetje-live-rivalit-te-tij-rama-pas-mesazhit-nese-na-ndjek-pershendetje-por-s-e-kam-me-ty-38736" }