Basha: Po mos ishte PD demokracia do kishte vdekur. Insiston në dorëheqjen e Metës

Publikuar tek: politike, më 13:09 30-09-2015 Basha: Po mos ishte PD demokracia do kishte vdekur. Insiston në dorëheqjen e Metës

Kreu i PD Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar tha se në Shqipëri nuk do të kishte demokraci po të mos ishte për Partinë Demokratike që ka mbështetur sipas tij median e lirë.

“Me këtë shtet që kemi do kishte vdekur demokracia po mos të ishte Partia Demokratike duke mbështetur zërin e lirë të medias”, tha Basha.

Kreu i PD-së insistoi edhe në dorëheqjen e kreut të Kuvendit Meta, pavarësisht se ky i fundit i kujtoi ditë më parë se Basha në fakt duhej të kërkonte dorëheqjen e kryeministrit Rama.

“Qeverisë i kishte ardhur fundi edhe pa këtë skandal, 600 milionë euro është shuma që Shqipëria do të paguajë skemën e zhvatjes, kjo është vjedhja e shekullit, pazari i ndyrë i një qeverie me pasuritë e popullit të vet, ujërat e zeza kanë plasur. Ne e kemi denoncuar përpara seancës të 31 korrikut 2014, kur kartonat anonime e me rekorde kriminale votuan marrëveshjen që i vinte kapakun aferës së megakorruosionit që bënë bashkë hijenat e njohura e të panjohura të pasurisë publike”, tha Basha në mbledhje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Nisma Thurrje" sqaron publikun: S’kemi lidhje me fotot intime të Dritan Priftit
Çela padit Priftin: Me Ismailajn njihet mirë, kanë qenë shokë »
Article Logic
Execution time: 0.016696929931641
array(1) { ["section"]=> string(86) "basha-po-mos-ishte-pd-demokracia-do-kishte-vdekur-insiston-ne-doreheqjen-e-metes-22010" }