Basha: Policët kanë rrethuar PD, po preku qytetarët nuk ka bunker që shpëton Ramën

Publikuar tek: politike, më 20:47 21-09-2015 Basha: Policët kanë rrethuar PD, po preku qytetarët nuk ka bunker që shpëton Ramën

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se policë civilë kanë rrethuar godinën e kësaj partie, pasi sipas tij kërkojnë të arrestojnë me dhumë protestuesit e opozitës, të cilët që prej mëngjesit të sotëm kërkojnë prishjen e bunkerit të Ministria e Brendshme.

Basha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që të mos prekë asnjë protestues në të kundërt nuk do të ketë asnjë bunker që do e shpëtojë.

“Me një akt të pashembullt, Edi Rama ka urdhëruar policinë që të rrethojë selinë e Partisë Demokratike, pas protestës sot pasdite të një grupi të të përndjekurve dhe një grupi mbështetësish të opozitës e qytetarësh, kundër simbolit komunist që po ndërtohet në hyrje të Ministrisë së Brendshme. Dhjetra policë dhe civilë kanë qendruar dhe vijojnë të qendrojnë për orë të tëra rreth e qark dhe para selisë së Partisë Demokratike, duke pritur për të marrë natën, në errësirë, me dhunë, protestues që janë dhe mbështetës të Partisë Demokratike. Jam këtu për të dënuar këtë akt prej burracaku dhe nga një burracak, siç është Edi Rama. I ka bërë shumë keq llogaritë. Nuk frikëson dot Edi Rama asnjë demokrat, asnjë qytetar të lirë. Secili nga ne, ish-i përndjekur apo që përndiqet sot nga kjo qeveri, nga ky kryeministër i korruptuar dhe i inkriminuar, ështe më i fortë, më i palëkundur se skalionet e tij të dhunës. Këto janë grahmat e fundit një regjimi të kalbur, të inkriminuar dhe të korruptuar. Edi Rama mund të urdhërojë policë të rrethojnë godinën e Partisë Demokratike, shtëpinë e madhe të opozitës e qytetarëve, por kurrë nuk do t’ia dalë të shtojë as një orë dhe asnjë ditë të pushtetit të tij, në këtë mënyrë. Përkundrazi po shpejton fundin e tij të pashmangshëm. Po ia bëj të ditur se nuk ka bunker që ta ruajë, ta shpëtojë, nëse prek edhe një fije floku të një demokrati, një qytetari të vetëm që proteston në paqe e me dinjitet, për më të shtrenjtat vlera e liri për të cilat kemi sakrifikuar dhe derdhur gjak”, ka thënë Basha.


Konfrontime protestues-polici te Ministria e Brendshme, kërkohet prishja e bunkerit

Ish-të përndjekurit kanë protestuar sot përpara Ministrisë së Brendshme kundër ndërtimit të bunkerit në oborrin përpara saj. Gjatë protestës ka pasur edhe konfrontime me policinë, megjithatë gjendja nuk degradoi por mbeti e qetë

Protestuesit thërrisnin me parrullat kryesisht të viteve 1990, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, apo “Liri demokraci”.

Gjithashtu, janë dëgjuar thirrje kundër kryeministrit Edi Rama.

Në protestë merrin pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, por edhe një përfaqësi e madhe e Partisë Demokratike. Deputetët demokratë Edi Paloka, Arben Ristani apo Gent Strazimiri ndodheshin mes protestuesve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dekriminalizimi/ Dosja e Mediut e paralajmëruar për t'u publikuar? (Video)
Urdhëri i Ramës: Të gjithë ministrat, raport te Bushati. Zbardhet vendimi »
Article Logic
Execution time: 0.020316123962402
array(1) { ["section"]=> string(86) "basha-policet-kane-rrethuar-pd-po-preku-qytetaret-nuk-ka-bunker-qe-shpeton-ramen-21335" }