Basha pranon humbjen dhe nuk flet për vetëkënaqësi: Do marr në analizë Durrësin dhe Dibrën

Publikuar tek: politike, më 16:53 23-06-2015 Basha pranon humbjen dhe nuk flet për vetëkënaqësi: Do marr në analizë Durrësin dhe Dibrën

“Unë nuk flas për vetëkënaqësi. Fola për një hap të madh përpara. Në shkallë kombëtare. Në disa raste do të merren vendime për analizë, Durrësi, Dibra, bashki anembanë vendit... kemi rritje. Dhe ka braktisje anembanë vendit dhe ky nuk është shkak për fitore vendimtare por për ne, mua dhe demokratët është një hap i madh përpara”. Këtë ka konkluduar kreu i PD Lulzim Basha në një deklaratë për median teksa numërimi i të gjitha bashkive po shkon drejt fundit.

Kreu i PD Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat nga ku i ka bërë thirrje kryeministrit Rama dhe kreut të LSi-së Meta për të mos bërë parregullsi në këtë fazë të zgjedhjeve. Basha theksoi se Rama e meta sipas tij kanë ndjekur praktikën e blerjes së votave dhe kane frikësuar votuesit duke ushtruar presion mbi ta.

"Do ta nis me një falenderim për të gjithë ju që morët pjesë në votim. Tregohet se këto zgjedhje janë një hap i madh për PD. Pavarësisht prej hartës territorial manipuluar Rama Meta, pavarësisht kandidimit të personave me rekorde kriminale, pavarësisht bandave të malavitës, pavarësisht presioneve të paligjshme ndfaj administratyës nga kryeministri kryetari i kuvendit dhe përfshirjes masive të administratës , pavarësisht prej transferimit të paligjshëm të mijëra zgjedhësve, pavarësist presionit ndaj medias së lire ndaj gjuhës të paprecedentë dhe kërcënuese, pavarësisht prej blerjes masive të votave fakt i bërë i qartë dhe nga vëzhguesit PD dhe aleatët kanë hedhur një hap të madh të ringritjes duke fituar një numër të madh bashkish disa prej tyre për herë të parë në dy dekada dhe duke ngushtuar diferencën në të tjera.  Kjo është një dëshmi e ringritjes së forcës sonë", tha Basha.

Ai nuk harroi as të falenderonte kandidatët dhe mbështetësit e partisë që drejton.

"Falenderoj kandidatët tanë për përfaqësim dinjitoz dhe shpresën e alternativën që i dhanë qytetarëve. Dya të shpreh mirënjohjë per të gjithë ata që patën guxim për të votuar PD. Falenderoj mbështetësit komisionerët vëzhguesit numëruesit për punën e tyre të palodhur. I bëj thirrje numëruesve dhe komisionerëve të PD dhe numëruesve tërësi për një proces të rregullt e transparent për të mos deformuar votën. Do ti bëj thirrje dyshes Rama Meta për të mos bërë parregullsi në këtë fazë. Nga ana tjetër me gjithë investimin e tyre total Rama dhe Meta pazaret që shtuan vagonat e babëzisë në tregun e qeverisë koalicioni i tyre është braktisur nga votuesit dhe një mesazh i qartë dhe i prerë kundër keqqeverisjes varfërisë e papunësisë e padrejtësisë. Strukturat e PD kanë dokumentuar në kohë reale qindra raste të shkeljes së ligjit dhe i kanë depozituar te vëshfguesit. Ne nuk e bëmë publike ditën e zgjedhjeve që të mos ndikonim negativisht dirën e zgjedhjeve por beteja nuk do te ndalet derisa të japin në llogari përpara ligjit,  kanë shprehur shqetësim të thellë veçanërisht për blerje të votës dhe kërcënime gjë që ka ndikuar në rezultat . Këto janë kthim pas për Shqipërinë", tha kreu i PD.

Basha u ndal edhe te raportet paraprake të OSBE-ODIHR sa i takon këtij procesi zgjedhor.

"Misionet ndërkomëbtare në Tiranë folën qartë për shqetësimet e mëdha. Pretendimet e PD u vërtetuan. Qeveria me arrogancë injoroi kërkesën tonë për të mos kandiduar persona me rekorde kriminale. Unë dua të garantoj sot gjithë qytetarët që na besuan me votë por edhe ata qindra mijëra që për shkak të presionit nuk votuan. Ne do të vazhdojë betejen për të kthyer punën e dinjitetin. Beteja jonë kundër blerjes së votave kundër kandidatëve me rekorde kriminale do të vazhdojë deri në fitore, beteja jonë kundër varfërisë beteja jonë për vende të reja pune ka marrë mbështetje dhe kjo n ambush me energji të reja. PD dhe unë do të jem në krahun tuaj që së bashku me jut ë hedhim dhe hapin vendimtar drejt të ardhmes evropiane që meritojnë të gjithë. ODIHR: janë vënë re votime në grup dhe grupe që qendronin jashtë për të frikësuar zgjedhësit. Këshilli i Evropës: jemi të shqetësuar për frikësimin e presionin për ata që janë në administratë publike me heqje nga puna", citoi Basha raportet e ndërkombëtarëve.

"I gjithë arkivi i faktimit të goditjes së standarteve zgjedhore e shkeljes së ligjit do ti vihet në dispozicion faktorit ndërkombëtar por edhe institucioneve shqiptare të ligjit. Përgjegjësia jonë shkon direkt te Rama Meta që bën presion të administrate, ata kanë përgjegjësi për bandat e malativitën dhe të mbylljes së gojës së veshëve të policisë së shtetit kanë përgjegjësinë për shtrirje në gjithë shqipërinë në shkallë masive në blerjen e votës dhe detyra jonë kryesore dhe borxhi ndaj qytetarëve është të bëjmë gjithcka për të vënë gjithcka para ligjit dhe standartet zgjedhore të sigurojnë të mos ndodhë më. Shqetësimi im kryesor është përfundimi i procesit. Ndaj dhe thirrja ime u drejtohet atyre në rradhë të parë. Na kanë në krah ne dhe fuqinë e potë të opozitës dhe të mos lejojnë cënimin e asnjë vote.  Së dyti dokumenti i këtyre dhunimeve do të shërbejë si një shtysë që së bashku me shquotarët dhe partnerët ndërkombëtarë të vënë përpara përgjegjësisë qeverinë dhe të fitojmë betejën e rikthimit të standarteve demokratike. Ndërkohë presim përfundimin e procesit dhe e shikojmë rezultatin deri tani paraprak si një hap të madh të rikthimit të besimit të ipozitës dhe do të punojmë të bëjmë një hap tjetër në këtë drejtim", përmbylli Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshillat bashkiakë, PS kryeson në Gjiorkastër e Libohovë, PD në Kukës e Tropojë, LSI në Kurbin
Rama: Në këto dy vite, do punoj për të gjithë ju që u zhgënjyet prej meje dhe shkuat në votime »
Article Logic
Execution time: 0.028654098510742
array(1) { ["section"]=> string(95) "basha-pranon-humbjen-dhe-nuk-flet-per-vetekenaqesi-do-marr-ne-analize-durresin-dhe-dibren-14459" }