Basha pret zyrtarët e lartë austriakë: Shqipëria po kthehet mbrapa

Publikuar tek: politike, më 09:54 29-07-2015 Basha pret zyrtarët e lartë austriakë: Shqipëria po kthehet mbrapa Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në takim Drejtorin e Politik të Ministrisë së Jashtme Austriake, Jan Kickert dhe Drejtorin për Ballkanin Perendimor, Johannn Sattler.

Duke u fulor për zhvillimet e brendshme Basha tha se vendi po bën kthim mbrapa dhe zhbërja e standardeve demokratike rrezikon seriozisht të ardhmen e Shqipërisë.

Kryetari i Partisë Demokratike njohu diplomatët e lartë austriakë me shkeljen e rëndë sipas tij të standardeve në zgjedhjet e fundit, me blerjen  masive të votave, me ushtrimin e presionit mbi zgjedhësit, me përfshirjen e administratës dhe institucioneve publike në skemën e trysnisë ndaj votuesve, me kandidimin e personave me të shkuar kriminale.

"Inkriminimi i administratës dhe i politikës deri në nivelin e Parlamentit, janë shqetësim i madh për vendin", tha Basha, i cili theksoi se pa çuar deri në fund dekriminalizimin për të cilën Partia Demokratike është e vendosur, Shqipëria nuk mund të ketë të ardhme europiane.

Basha gjithashtu informoi zyrtarët e lartë të vendit mik se keqeverisja sipas tij, po sjell pasoja dramatike në ekonomi dhe po shkakton padrejtësi të vazhdueshme çka po nxit dhe numrin e lartë të bashkqytetarëve që ikin nga vendi dhe kërkojnë azil në Europë.

"Ky eksod në rritje i shqiptarëve po merr përmasa shqetësuese duke vënë në rrezik lëvizjen e lirë pa viza të shqiptarëve në hapësirën Shengen, një e drejtë e fituar me shumë mund e përpjekje", tha Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për kë deputet të dënuar flet SHBA dhe cila është historia e tij?
Tahiri krenar, publikon disa foto krahasuese: Ishte dje/ Është sot »
Article Logic
Execution time: 0.029676914215088
array(1) { ["section"]=> string(71) "basha-pret-zyrtaret-e-larte-austriake-shqiperia-po-kthehet-mbrapa-17214" }