Basha prezanton Halim Kosovën për Tiranën: Zgjodhëm një mjek, jo një politikan

Publikuar tek: politike, më 17:37 16-04-2015 Basha prezanton Halim Kosovën për Tiranën: Zgjodhëm një mjek, jo një politikan

Kreu i Partisë Demokratike dhe kryetari aktual i Bashkisë Tiranë Lulzim Basha, ka prezantuar sot kandidatin e PD në Tiranë ish ministrin e Shëndetësisë Halim Kosovën.

Basha tha është një nder i veçantë që sot të njoftojë një vendim i cili nuk i takon vetëm Partisë Demokratike por që buçet fuqishëm nga mijëra qytetarë të cilët kanë vendosur tibesojnë Halim Kosovës.

“Kemi zgjedhur një mjek, jo një politikan. Përmasat humane të tij sfidojnë çdo fjalë që unë mund të them sot dhe që bëhet gati t’ju shërbejë qytetarëve të Tiranës. Ky zyrtarizim nuk vjen vetëm nga PD por edhe nga partitë e tjera opozitare dhe mijëra e mijëra qytetarë të Tiranës, që kanë folur e po flasin me zërin e tyre, kanë vendosur ti besojnë qytetin e tyre një përkushtimi që vjen. Duke zgjedhur një mjek jo një politikan, një njeri që ju ka shërbyer qytetarëve, njerëzve në nevojë përmasat humane sfidojnë çdo fjalë që unë them. Sot bëhet gati të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës”, ka thënë kreu i PD Basha.

Kosova ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë mbështetur pas lajmit për kandidimin e tij duke u shprehur se është një detyrim i madh dhe i jashtëzakonshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mazhoranca rrëzon kërkesën e PD-së për heqjen e mandatit të Kokëdhimës
Shkarkimi i administratores së fondeve të BE, Bregu: Ishte e juaja. Ermelinda Meksi: Ishte profesioniste »
Article Logic
Execution time: 0.015991926193237
array(1) { ["section"]=> string(81) "basha-prezanton-halim-kosoven-per-tiranen-zgjodhem-nje-mjek-jo-nje-politikan-8917" }