Basha prezanton nga Vau i Dejës kandidatin demokrat Zef Hila

Publikuar tek: politike, më 10:08 20-04-2015 Basha prezanton nga Vau i Dejës kandidatin demokrat Zef Hila Zef Hila

Kandidati tashmë i zyrtarizuar i PD-së për Bashkinë e Vaut të Dejës Zef Hila është prezantuar nga kreu Basha para qytetarëve të Vaut të Dejës.

“Më 21 qershor do të votojmë të gjithë bashkë, për t’i treguar Ilir Metës dhe Edi Ramës se banorët e kësaj zone nuk e ulin kokën para poshtërimit, nuk mund ta pranojnë politikën e lakut në fyt që i lë pa bukë në tryezat e tyre, ndërkohë që mbush kontot dhe valixhet e qeveritarëve të korruptuar Ilir Meta dhe Edi Rama. I godasin qytetarët e pafajshëm e të pamundur, po i mbrojnë mafiozët e kriminelët Ilir Meta dhe Edi Rama që ulen e hanë në sofrën e tyre”, tha Basha.

 Kurse kandidati Hila tha se projekti i tij do të mbetet zhvillimi ekonomik dhe punësimi.“Bashkia e Vaut të Dejës do të jetë një model, do të marrë një fytyrë të re, për një zhvillim, punësim, dinjitet” u shpreh ai.

Zef Hila do të garojë për Bashkinë e Vaut të Dejës me socialistin Gjok Lleshi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arben Tafaj: Vizioni im, drejtësi publike për qytetarët
PR marrëveshje për Bashkitë e Shijakut dhe Librazhdit, Duka: Në Durrës të mbështesim Grida Dumën »
Article Logic
Execution time: 0.023412942886353
array(1) { ["section"]=> string(65) "basha-prezanton-nga-vau-i-dejes-kandidatin-demokrat-zef-hila-9218" }