Basha prezanton paketën fiskale të PD: Nuk ka kohë për shfaqje, do shpalosim një revolucion fiskal për ekonominë shqiptare

Publikuar tek: politike, më 12:36 02-12-2015 Basha prezanton paketën fiskale të PD: Nuk ka kohë për shfaqje, do shpalosim një revolucion fiskal për ekonominë shqiptare Lulzim Basha, kreu i PD

Kreu i PD Lulzim Basha shpalos paketën fiskale të partisë që ai drejton duke garantuar se kjo paketë është një revolucion fiskal për të kthyer besimin te ekonomia shqiptare. Basha tha se pjesë e këtij propozimi ëhstë taksa e sheshtë 9% dhe lehtësimin e biznesit të vogël të kopjuar sipas tij nga kryeministri Rama.

“Nuk ka kohë më për shfaqje, ne vijmë para jush për të shpalosur një revolucion fiskal për të kthyer besimin te ekonomia shqiptare përmes një pakete të gjerë e të thellë ndërhyrjesh me paketën e re fiskale, me një vizion më të plotë për sektorin e ekonomisë.

Dua që prezantimi i paketës tonë fiskale të jetë në qendër të diskutimit tonë si një mundësi reale dhe ndërhyrje e ngutshme për një prespektivë të rritjes ekonomike për një rritje dyfish më të  lartë. A është kjo e mundur? Shqipëria i ka këto potenciale. Ne i ofrojmë bizneseve, investitorëve për të dalë nga kjo katastrofë drejt një ekonomie konkurruese. Konkurruese është fjala kyc e propozimit tonë duke u nisur nga taksa e sheshtë 9 përqind, duke vazhduar me një ndryshim themelor të keqkuptuar nga kryeministri dhe të kopjuar mjeshtërisht për lehtësimin e biznesit të vogël nga represioni i tatimorëve që duan dhjamë nga pleshti kur balenat i kalojnë në dogana. 0 përqind për biznesin e vogël, me 3 fasha”, tha Basha duke theksuar se ndjekja penale do të jetë vetëm për evazorët e mëdhenj, ndërsa i kaloi fjalën Florjan Mimës për shpjegimin e detajuar të paketës fiskale.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rinis çlirimi i hapësirave publike në Tiranë
Zbardhet takimi i Metës me sekretarin e përgjithshëm të CSU-së: Shqipëria ka ende mundësi të pashfrytëzuara »
Article Logic
Execution time: 0.019714832305908
array(1) { ["section"]=> string(126) "basha-prezanton-paketen-fiskale-te-pd-nuk-ka-kohe-per-shfaqje-do-shpalosim-nje-revolucion-fiskal-per-ekonomine-shqiptare-26781" }