Basha: Projektligji për Arsimin e Lartë uniformizon klientelizmin, gjithçka centralizohet te Rama “Kryerektor”

Publikuar tek: politike, më 09:45 20-07-2015 Basha: Projektligji për Arsimin e Lartë uniformizon klientelizmin, gjithçka centralizohet te Rama “Kryerektor” Lulzim Basha

Lulzim Basha ka mbledhur sot në një tryezë pedagogë e grupet e interesit, për të diskutuar mbi projektligjin për Arsim e Lartë. Basha tha se qëllimi I tryezës nuk është vetëm paraqitja e qëndrimit kundër të PD-së, për këtë projektligj, por për të dëgjuar mendime se si mund të ndërhyhet në të, apo se si mund të ndalohet.

“Me skemën që propozon rrezikon ta unifromizojë këtë klientelizëm, duke e shtrirë në universitetet publike, që do barazohet me universitetet private, duke shtuar tarifën, duke e bërë tërësisht të papërballueshme. Do centralizohen në duart e një kryerektori që do jetë vetë Z.Kryeministër, që do vendosë se kush do ulet në bordet e administrimit”, deklaroi Basha, duke shtuar se i jepet një goditje e madhe buxhetit familjar me njëjtësimin e tarifave, mes publikut dhe privatit.

“Qëllimi i tryezës sonë nuk është vetëm bërja publike e qëndrimit tonë kundër, se e kemi thënë. Tarifat janë të papërballueshme për studentët. Synimi ynë është që Arsimi i Lartë të jetë falas. Universitet Publike të kenë grante të pakushtëzuara. Në seancën e nesërme dëshirojmë të jemi edhe zëri i atyre që kanë folur, kanë shkruar dhe kanë dalë në sheshet e protestave dhe nuk janë dëgjuar. Publiku duhet të dijë të vërtetën ashtu siç është jo lajle-lule për këtë pseudoreformë në vapën e korrikut. Jemi këtu nëse ka shanc që ky projektligj të ndalohet dhe si mund të ndërhyhet, për të diskutuar së bashku kur një pakicë kartonash vendos të ecë përpara kundër interesave të publikut dhe të së ardhmes së fëmijëve”, tha më tej kreu i PD-së.

Pasi dëgjoi pedagogët e pranishëm Basha përmblodhi edhe njëherë qëndrimin kundër të deputetëve të PS-së, në votimin nesër.

"Unë dëgjova me vëmendje të madhe çështjet për  ndërtimit dhe substancën e ligjit. Për ne thelbi nuk është teknika ligjore. Hartuesi edhe për fat të keq, ligjvënësi me shumicën e kartonave, shkon sa djathtas majtas, pa respektuar asnjë parim me qëllim që të arrijë objektiva të paracaktuara. Kush i ka përcaktuar? Klientela. Ka një klientelë që përcakton se ku do kalojë qeveritari. Ky nuk është gjë tjetër veçse një pelivanllëk. Këtij nuk mund t’i gjesh argumente ligjore, nuk ka moral, nuk ka vlera, sepse ka qëllime të paracaktuara.

Qëllimi i parë t’i ikin premtimit se do rrisin buxhetin për Arsimin e Lartë. Mundësisht të jepet më pak, të tjerat nga xhepat e prindërve dhe studentëve. Shkelje flagrante e premtimit. Nuk do ta marrin më si dividend, por si pagë. Do marrin edhe titullin Kont dhe Dukë për themelimin.

Një shartim monstruoz, i një makuterie për modelin e financimin, fashistizimit të vendimarrjes dhe kontrollit të drejtpërdrejtë politik të insitucioneve.

Një qeveri që emëron drejtor të Pastrimit të Parave, komisioner të të dhënave, spiunimin e qytetarëve, sigurisht që këtu do shkonte, pa presion demokratik. Këtu ka shkelje të Kushtetutës. Nuk është mall, por është e drejtë pozitive. Kushton para për ta garantuar këtë të drejtë sepse është buxheti 35 milionë, herën e parë si buxhet dhe herën e dytë si tarifa të rritura. S’kemi patur asnjë hezitim. Nuk duhet të keqkuptoni durimin dhe shpresën tonë jo te qeveria po te ekspertët që të kishim një ligj për të ndërtuar konsensusin nga njëra anë dhe për të mos pranuar sharlatanizmin nesër.

Financimi për arsimin kthehet 10-fish në shoqëri, është investimi më i mirë i një shoqërie, i shtetit dhe jo një qeverie që nuk ka mendësi demokratike, që pasi ka kapur votën dhe institucionet u ka vënë në këtë pozitë. Imagjinoni ç’mund t’u bëjë të tjerëve, kur ju ju thotë fol fol se ligjet unë i kam gati. Votat tona do të jenë kundër këtij ligji. S’ka asnjë mundësi për të përmirësuar në ligjin e klientelës. Atëherë çfarë mbetet për t’u bërë? E vërteta sado e hidhur duhet thënë, kur një qeveri as nuk dëgjon, as nuk konsultohet por vazhdon të shkelë vlera të përbotshme, atëherë nuk jemi ne në kushtet e deligjimitetit, por është qeveria. Të bëjmë një plan veprimi se delegjimiteti njësoj si të drejtat pozitive, nuk janë të përhershme por duhen konfirmuar. Deligjimiteti duhet të bëhet i pamundur, përndryshe faji  është i të gjithëve ne", përfundoi Basha.

Gjatë një mbledhje të dytë, kreu i PD-së, Basha ka përsëritur efektet negative që do të ketë, sipas tij, miratimi i Projektligjit të Arsimit të Lartë.

"Rama ka urdhëruar të votohet pro projektligjit për arsimin, që do të bëjë të pamundr jetën universitare për mijëra të rinj. Ata e kanë të pamundur përballimin e këtyre tarifave për shkak të varfërisë ekstreme. Merreni me mend se si do të jetë situata pas kalimit të këtij projektligji, për të rinjtë që kanë ambicie dhe ëndrra por që nuk kanë mundësi ekonomike për ti përballuar.

Edi Rama fshin të drejtën kushtetuese të të rinjve shqiptare për tu arsimuar. Të gjithë janë kundër, edhe opinion publik edhe ekspertët më në zë janë kundër. Kundët të gjithëve ai ka vendosur të kalojë një ligj vetëm për interesat e tij klienteliste dhe korruptive.

Megjithatë Edi Rama ka vendosur kastile ta kalojë ligjin në një kohë të tillë kur auditorët janë bosh, sepse i druhet rrebelimit të studentëve. ua lë në dorë Universiteteve publike të përcaktojnë tarifën. Barazimi i tarifave të studimit të Unveristeteve Publike me ato Private është shkatërrimi i mundësisë së studimit për mijëra student që kanë të drejtën kushtetuese të arsimohen", ka thënë Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama intervistë për “Agora Estate” në Rai3: E duam me çdo kusht BE-në, vazhdojmë ta besojmë
Marku: Arsimi i Lartë s’është mall. Ja pse projektligji duhet refuzuar »
Article Logic
Execution time: 0.028124094009399
array(1) { ["section"]=> string(112) "basha-projektligji-per-arsimin-e-larte-uniformizon-klientelizmin-gjithcka-centralizohet-te-rama-kryerektor-16587" }