Basha “pushton” ekranet, detyron Babaramon të zhvendosë emisionin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:33 15-02-2016 Basha “pushton” ekranet, detyron Babaramon të zhvendosë emisionin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do shfaqet sot në mbrëmje në dy televizione. Emisioni “5 pyetje” nga gazetari Ilir Babaramo ka sot të ftuar Bashën, dhe ky i fundit  e ka detyruar gazetarin që të ndryshojë orën e transmetimit të emisionit, një taktikë shumë pak e pëlqyer në televizion.

Ndryshe nga programacioni, “5 pyetje” ka nisur transmetimin në orën 20:00 dhe jo në 21:00 si zakonisht.

Kjo lëvizje ka ardhur për arsye se Basha do të shfaqet sërish sot në orën 21:00, kësaj here në Top-Channel, në emisionin “Top-Story”.

Vizita e Sekretarit John Kerry në Tiranë, Byroja e Hetimit dhe reforma në drejtësi janë temat për të cilat kreu i opozitës po flet dhe do të flasë në dy emisionet. 

Më shumë në këtë kategori: « Studenten e ekselencës e anëtarësojnë me “dhunë” në parti: Nuk e dua këtë “kartë të bekuar”
Deputeti i PS ka ditëlindjen, koleget e urojnë me “selfie” »
Article Logic
Execution time: 0.016701221466064
array(1) { ["section"]=> string(68) "basha-pushton-ekranet-detyron-babaramon-te-zhvendose-emisionin-32659" }