Basha: Qeveria kopjon propozimin e opozitës për biznesin e vogël. Jemi përkrah studentëve

Publikuar tek: politike, më 15:24 02-11-2015 Basha: Qeveria kopjon propozimin e opozitës për biznesin e vogël. Jemi përkrah studentëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas takimit të kryeministrit Rama me përfaqësues të biznesit të vogël, në përfundim të të cilit u qëllua me vezë nga një grupim studentësh. Sipas Bashës, takimi i Ramës ishte një falsitet, ndërsa ai propozoi për biznesin e vogël atë çka propozuar e para opozita.

Basha bëri thirrje për lirimin e studentëve duke u shprehur se Partia Demokratike ka qenë dhe do të jetë gjithonë në krah të tyre.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:

Kryeministri ka pranuar dështimin e tij, rrëzimin e tij, mungesën e vizionit, vullnetit, padrejtësinë dhe arbitraritetin e tij, ka pranuar se ai është problemi dhe ka pranuar se propozimet e bëra nga ne, nga  Partia Demokratike, nga unë, janë zgjidhja dhe rruga e daljes nga kjo krizë.

Pulla fiskale është  vetëm një element i paketës që do të çlirojë, frymëzojë dhe lancojë sipërmarrjen e lirë në Shqipëri.

Oferta jone parashikon taksën e sheshtë më të ulët në Ballkan prej 9 %, rritjen e nivelit  për biznesin e vogël deri në 120 milionë lekë dhe taksë 10-60 mijë lekë të reja në vit taksë në varësi të xhiros të evidentuar me pullë fiskale, që është edhe tabela ndalim-kalimi për tatimorët, ulje të çmimit të energjisë, ulje të çmimit të naftës dhe  faljen e kamatvonesave për të gjithë shqiptarët.

Ky kryeministër ka zakonin e  keq që  bën atë që nuk thotë dhe thotë atë që nuk bën; premton atë që do të braktisë dhe “mban” fjalën e padhënë, e pathënë; i intereson vetëm propaganda, i intereson vetëm të shtyjë ditët.

Me  dajakun në një dorë dhe  duke  grabitur pasuritë publike me dorën tjetër, kjo qeveri  nuk mund të prodhojnë kurrë as paqe, as zhvillim, por vetëm rrokullisje dhe përkeqësim.

Pasi u  lëshoi rrufetë e arrogancës dhe injorancës, pasi ua ka nxirrë  jetën të gjithëve dhe pasi ua ka mbyllur qepenat mijëra prej bizneseve, kryeministri i rrëzuar nga  gremina  e ekonomisë  dhe  mali i skandaleve të korrupsionit me tenderat publikë,  u kujdes  sot të  inskenonte një  komunikim  me përfaqësuesit e biznesit në një seminar të mbyllur.

Nuk dua të ndalem te ilariteti që shkaktoi përballja e tij me pyetje dhe probleme që nuk ja ka haberin. Që nuk u dha mundësi të shpaloseshin, sepse  brenda tyre gjendet e ngjizur revolta e sipërmarrjes së vogël dhe biznesit në tërësi me këtë qeveri dhe këtë kryeminister.

Do të ndalem te “sihariqi” që dha në përgjigje të njërës prej pyetjeve. Bandat e tatimoreve nuk do të shkojnë më  sa herë t’i teket të dhunojnë sipërmarresit  në  dinjitetin e tyre, siç po bën prej muajsh. Qeveria do të vendosë në derë  çertifikatën  e  detyrimit të shlyer dhe pas kësaj  mund të punojnë të qetë.  

Siç e kuptojnë menjëherë gjithë sipërmarresit e vegjël në vend, qytetarët me të cilin kemi qenë  dhe jemi në një  bashkëbisedim intensiv,  ky është  thelbësisht  propozimi që unë dhe  Partia Demokratike kemi bërë prej më shumë se një muaji.

Sigurisht, paketa jonë për bisnesin e vogël është shumë me e gjerë dhe më e plotë se kaq. Ajo përmban përcaktime të reja, realiste dhe nxitëse, se çfarë duhet  konsideruar biznes i vogël duke e rritur tavinin deri në 120 milionë lekë të vjetra; përmban taksa proporcionale në vartësi të xhiros, 20 deri në 120 milionë lekë, përmban uljen e cmimit të energjisë dhe naftës dhe të tjera masa lehtësuese.

Si çdo  kopjim i  keq dhe mekanik, edhe ky që kryeministri i rrëzuar i ka berë paketës sonë është i bastarduar, i  pjesshëm, demagogjik, inefiçent. Ndonëse si autorë të  propozimit  për vendosjen  e pullës fiskale në xhamin e  çdo biznesi të vogël, që do të jetë  dokumenti i  sprapsjes së çdo tatimori që urdhërohet të bëjë apo  do të dojë të bëjë xhandarin, garipin  dhe zhvatësin,  ne nuk mund të mos  na vijë mirë që edhe pse në kushtet e panikut kryeministri i rrëzuar e përvetësoi  propozimin tonë dhe e shpalli sot  para biznesit të vogël.

Etika minimale  sigurisht e donte që ai  të njihte autorësinë e  këtij propozimi në realitetin  shqiptar të debateve  të freskëta mes opozitës dhe qeverisë,  pse jo të  falenderonte Partinë Demokratike dhe opozitën. Jo se kemi nevojë për falenderimet e tij,  por  kjo është një normë elementare në sjelljen politike dhe njerëzore.

Në mungesë të saj, në mungesë  të etikës,  na mbetet të themi  bashkë me gjithë sipërmarrjen se një  kryeministër, të cilit nuk i dridhet dora  të destinojë miliarda lekë të shqiptarëve për miqtë dhe ministrat e tij të korruptuar,  nuk është problem fare që kopjoj  një propozim, vjedh një propozim dhe të hiqet sikur e ka të tijin.

Çfarë është e rëndësishme?! E rëndësishme është se sot gjithë sipërmarrësit dhe qytetarët e mirëinformuar gjithashtu  kanë  mësuar e kuptuar akoma më mirë se rruga e zgjidhjes, rrugët e zgjidhjes për nxjerrjen e ekonomisë nga gremina  ku  e ka zhytur  Edi Rama dhe  për  vendosjen e saj në kursin e ringritjes , është rruga që propozon Partia Demokratike dhe unë.

Akoma më e rëndësishme është zbatimi konkret dhe pa humbur kohë i propozimit për pullën fiskale, apo për çertifikatën, siç e quajti kopjaci për të mos u dukur kopjac. 

Sepse, e dimë të gjithë: ky kryeministër ka zakonin e  keq që  bën atë që nuk thotë dhe thotë atë që nuk bën; premton atë që do të braktisë dhe “mban” fjalën e padhënë, e pathënë; i intereson vetëm propaganda, i intereson vetëm të shtyjë ditët.

Partia Demokratike dhe unë ne do të shtyjmë  dhe do të ngulmojmë me forcë,  në bashkëpunim me sipërmarjen e vogël, për çlirimin e saj nga trysnia poshtëruese e   arrogancës, dajakut  dhe kusarisë qeveritare të Edi Ramës.

Megjithë peshën e veçantë  që ka, pulla fiskale është  vetëm një element i paketës që do të çlirojë, frymëzojë dhe lancojë sipërmarrjen e lirë në Shqipëri.  Opozita e ka ketë paketë, të cilën po e konsulton dhe po e konsolidon në  komunikim të hapur me sipërmarrjen e lirë, me qytetarët para se ta paraqesë në formë institucionale si programin qeverisë së Partisë Demokratike.

Unë deklaroj  sot se kapja apo kacavarja pas një elementi të  veçantë të paketës së ringritjes dhe dinjitetit të sipërmarrjes, siç është pulla fiskale, duke injoruar  elementët e tjerë,  është  tregues  i qëndrimit prej të mbyturi, i politikave   demagogjike dhe improvizuese, që nuk të çojnë askund, që nuk e nxjerrin ekonominë nga gremina.

Qeveria dhe kryeministri i rrëzuar kanë treguar qartë këto dy vite se u mungon vizioni, u mungojnë zgjidhjet, u mungon aftësia, u mungon përgjegjësia, u mungon integriteti dhe ndershmëria për të qeverisur shqiptarët.

Edi Rama me qeverinë e tij në një anë  dhe ekonomia në anën tjetër janë  në armiqësi permamente.  Kjo marrëdhënie ka lindur kështu qysh ditën e parë dhe  vetëm është përkeqësuar.

Me  dajakun në një dorë dhe  duke  grabitur pasuritë publike me dorën tjetër, kjo qeveri  nuk mund të prodhojnë kurrë as paqe, as zhvillim, por vetëm rrokullisje dhe përkeqësim.

Tani që  mandati  i saj ka hyrë në fazën e kompromentimit dhe degjenerimit të përshpejtuar, i shtrënguar në darën e skandaleve, gafave, injorancës  dhe arogancës  të tij, Edi Rama po përpiqet të marrë pak frymë duke kopjuar si një nxënës i keq opozitën.  Por nuk  kalohet klasa me kopje.

Megjithëse në thelb kopjimi është dhe mbetet forma më e lartë e vlerësimit.

Jo vetëm biznesi por me këtë akt tashmë edhe kryeministri ka pranuar dështimin e tij, rrëzimin e tij, mungesën e vizionit, vullnetit, padrejtësinë dhe arbitraritetin e tij, ka pranuar se ai është problemi dhe ka pranuar se propozimet e bëra nga ne, nga  Partia Demokratike, nga unë, janë zgjidhja dhe rruga e daljes nga kjo krizë.

Përtej anatemimit nervoz dhe në panic, ky është konfirmimi zyrtar nga Edi Rama për vlerat e Partisë Demokratike si alternativë  politike, po afirmon çdo ditë të ofertës tonë, për taksën e sheshtë më të ulët në Ballkan prej 9 %, për biznesin e vogël deri në 120 milionë lekë që do të paguajë midis 10-60 mijë lekë të reja në vit taksë në varësi të xhiros të evidentuar me pullë fiskale, që është edhe tabela ndalim-kalimi për tatimorët, për ulje e çmimit të energjisë, për uljen e çmimit të naftës dhe për faljen e kamatvonesave për të gjithë shqiptarët.

Pyetje: Cili është komenti juaj për arrestimin e studentëve sot?

Informacioni që unë kam është që studentët Anita Lushi, Bora Mema, Klodi Hoxha, Viki Çipi, Liri Kuçi, Durim Jashari, Dardan Konjuca dhe  Valton Marku, aktivistë të Lëvizjes Studentore për Universitetet janë arrestuar dhe keqtrajtuar pas një demonstrimi që kanë bërë në dalje të Edi Ramës nga seminari me biznesin e vogël. Së pari dua të them se Partia Demokratike dhe unë, kemi qenë jemi dhe do të jemi deri në fund në krah të studentëve, pedagogëve dhe prindërve kundër ligjit klientelist, korruptiv  dhe primitiv për arsimin e lartë në Shqipëri.  Së dyti dua të them që këta studentë  nuk kanë asnjë lidhje politike me Partianë Demokratike. Ndërkohë që në këto momente që po flasim, pashë ashtu si para 25 vitesh, Ramiz Alia i akuzoi studentët si vegla të kosovarëve, edhe tani, Edi Rama dhe mediat e tij servile po i akuzojnë se, kjo është një lëvizje e frymëzuar nga parti politike në Kosovë. E vërteta sipas informacioneve që ka opozita është krejt tjetër. Kjo është një lëvizje kundër ligjit të klientelist e korruptiv  për arsimin e lartë. Në mbështetje të universiteteve dhe këtu objektivat e studentëve dhe objektivat politike të Partisë Demokratike me të vërtetë bashkohen.

Por ky është momenti por ti bërë një thirrje autoriteteve të rendit dhe të policisë që kanë qenë në kontakt me studentët, të hapin sytë për çdo abuzim me integritetin e tyre fizik apo psikologjik, me shkeljen e të drejtave të njeriut, do të përgjigjen një për një, nga punonjësi më i thjeshtë i policisë tek oficerët komandues. Hiqni duart nga studentët, bëni takimin sipas ligjit, respektojini të drejtat e tyre ligjore,  kushtetuese, të drejtat e njeriut. Partia Demokratike qëndron pa ekuivok në mbështetje të studentëve, në kauzën e tyre të drejtë  kundër ligjit klientelist dhe korruptiv për arsimin e lartë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VIDEO: Reagon Rama pas goditjes me vezë dhe arrestimit të studentëve, u përgjigjet gazetarëve: Çfarë?!!
Një tjetër hyrje në PS, nënkryetari i OMONIA-s braktis Dulen për Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.0047950744628906
array(1) { ["section"]=> string(93) "basha-qeveria-kopjon-propozimin-e-opozites-per-biznesin-e-vogel-jemi-perkrah-studenteve-24502" }