Basha: Qeveria pazar me krimin. Reagon në facebook Rama

Publikuar tek: politike, më 18:39 18-02-2015 Basha: Qeveria pazar me krimin. Reagon në facebook Rama

“Korrën çfarë mbollën. Kështu e kanë nisur dhe kështu po vazhdojnë. Kësaj qeverie krimi i ka marrë anën por ne do kërkojmë me forcë largimin nga qeveria  të drejtuesve të  lidhur me krimin e organizuar për të sjellë një ndryshim në fushën e rendit dhe sigurisë”, tha kreu i PD-së Lulzim Basha, në mbledhjen e grupit Parlamentar të PD-së. 

Pas deklaratave të Bashës ka reaguar edhe kryeministri me anë të një postimi në rrjetin social "facebook". "Ah, tani problemi s'është më pse s'ka ndihma po ku i gjetëm ndihmat për të përmbyturit?! Dhe për këtë SHQUP-i kërkon llogari! ‪#‎VajmedetPD", shkruan Rama.


Kryetari i PD,  u ndal te rendi dhe siguria në vend duke i drejtuar gishtin qeverisë si bashkëpunëtore të krimit. Sipas Bashës qeveria Rama-Meta bën pazar me krimin të cilin e promovon edhe në Kuvend, por nuk dha shembuj konkretë të këtyre që ai i cilësoi si pazare. 

Basha foli edhe për çmimin e energjisë elektrike dhe përmbytjet në vend. Sipas Bashës, çmimi i energjisë është rritur me 25% ndonëse Rama kishte premtuar ulje të tij në fushatën zgjedhore. Kreu i PD-së i kujtoi edhe njëherë kreut të shtetin mosshpalljen e gjendjes së Emergjencës dhe shtoi se shpërndarja e ndihmave për banorët e përmbytur po bëhet në mënyrë të pabarabartë. Sipas tij banorët po trajtohen "ca si të nënës e ca si të njerkës".

Basha, i cilësoi sukseset e qeverisë si imagjinare dhe paralajmëroi një protestë popullore, dyfish më të madhe në numër se ajo që organizoi ditë më parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Saimir Tahiri, vizitë në Shtëpinë e Bardhë
Haxhinasto dhe Gjiknuri inspektojnë punimet për rrugën Banjë-Gramsh »
Article Logic
Execution time: 0.029447078704834
array(1) { ["section"]=> string(58) "basha-qeveria-pazar-me-krimin-reagon-ne-facebook-rama-3740" }