Basha: Qeveritarët kanë mbushur xhepat me paratë e shtetit

Publikuar tek: politike, më 11:42 05-08-2015 Basha: Qeveritarët kanë mbushur xhepat me paratë e shtetit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me mbledhjen e të ardhurave nga shteti, duke u shprehur se PD-ja ka muaj që flet për mosmbledhjen e tyre.

Sipas Bashës, paratë që i mungojnë arkës së shtetit kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve, ndërsa qytetarëve që luftojnë për bukën e gojës u tregohet burgu.

“Kemi muaj që flasim për mosmbledhje të ardhurash dhe qeveria hesht. Më në fund dje e pranuan edhe pse duke e fshehur shifrën reale të evazionit e cila është shumë më e madhe se kjo e deklaruara. Fshihen me gjithfarë justifikimesh por e vërteta është se paratë që i mungojnë arkës së shtetit kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve. Fusin paratë e qytetarëve në xhep dhe u tregojnë burgun atyre që luftojnë për bukën e gojës”, shkruan Basha në proflin e tij në facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama rregullon marrëdhëniet me Shpëtim Gjikën, i dërgon një shishe me verë (FOTOT)
PD, Zeneli: Qeveria i ka lënë pas dore minatorët »
Article Logic
Execution time: 0.022275924682617
array(1) { ["section"]=> string(63) "basha-qeveritaret-kane-mbushur-xhepat-me-parate-e-shtetit-17796" }