Basha: Qytetarët paguajnë 240 mijë lekë më shumë, për shkak të borxhit të qeverisë

Publikuar tek: politike, më 08:34 20-05-2015 Basha: Qytetarët paguajnë 240 mijë lekë më shumë, për shkak të borxhit të qeverisë

Lulzim Basha ka deklaruar se qytetarët duhet të paguajnë  240 mijë lekë më shumë për shkak të borxhit që qeveria ka marrë  duke hapur sipas tij një gropë të madhe prej 700 milionë dollarësh.

“I rritën taksat që të vjelin e të mjelin popullin por jo t’ua kthejnë ju, as me shërbime as me punësime, as me investime, as me larje borxhi. E pyesim ku janë vendet e punës që premtove, ai thotë po mbyll një gropë të madhe; e pyesim pse janë rritur çmimet, po mbyll një gropë të madhe, përgjigjet; pse e ke rritur çmimin e energjisë, pse i ke rritur faturat abuzive, po mbyll një gropë të madhe. Cila është kjo gropë? Është gropa e borxhit sipas tij por Edi Rama ka marrë 700 milionë dollarë më shumë borxh se qeveria paraardhëse dhe s’ka larë asnjë lek borxh qe i bie 240 mije leke të vjetra për frymë shqiptari nga foshnja tek më plaku”, është shprehur Basha.

Gjatë një  bashkëbisedimi me të rinjtë në qytetin e Lushnjes, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigjie kryeministrit Rama për akuzat e artikuluara në drejtim të tij. Sipas  Bashës sulmet e kryeministrit ndaj tij vijnë si rezultat i mos pasjes së një zgjidhje apo oferte për qytetarët.

“Sulmet ndaj opozitës, sulmet ndaj meje çfarë tregojnë? Se nuk kanë ofertë, nuk kanë zgjidhje për ju. Thonë Basha flet për taksën e sheshtë e për rritje të rrogave e të pensioneve e për ulje e çmimit të energjisë por ky nuk është momenti i duhur. Po kur është momenti i duhur, në qoftë se nuk është sot, kur papunësia rinore ka arritur 40%, kur papunësia kombëtare është 20%, kur mjerimi është pesëfishuar, kur çmimet janë rritur, kur nafta është më e shtrenja në Europë, kur energjia elektrike është kthyer në një makth për çdo familje?! Cilat janë prioritete, nëse jo këto çështje?! E pra, sot ju them se për ne, prioriteti numër 1 është punësimi, lufta kundër varfërisë, lufta për paga të larta, pensione të lart, për punë dhe dinjitet, asnjë prioritet tjetër nuk kemi mbi këto”, tha ai.

Kandidati për kryetar bashkie Darien Xhindoli ka theksuar në programin e tij uljen e taksave për biznesin dhe mbështetjen e të rinjve për të hapur biznese dhe për tu punësuar është prioriteti numër një.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama synon të “shënojë” me Michael Jordan
Veliaj për fushatën e tij: S’është populiste, s’do ketë gallatë dhe barcoleta »
Article Logic
Execution time: 0.02149486541748
array(1) { ["section"]=> string(86) "basha-qytetaret-paguajne-240-mije-leke-me-shume-per-shkak-te-borxhit-te-qeverise-11561" }