Basha: Rama deklaron se është rritur numri i pajisjeve fiskale, atëherë ku janë paratë që i mungojnë buxhetit?

Publikuar tek: politike, më 21:22 22-08-2015 Basha: Rama deklaron se është rritur numri i pajisjeve fiskale, atëherë ku janë paratë që i mungojnë buxhetit?

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas postimit të kyeminisrtit Rama në Facebook se numri i pajisjeve fiskale është rritur në 20 muajt e fundit.

Basha ngre pyetjen se nëse është rritur numri i pajisjeve fiskale të vendosura në biznese, “atëherë ku janë paratë që i mungojnë buxhetit?”

“Kryepërgjegjësi për vjedhjen e 160 milionë dollarëve nga tatimet dhe doganat sapo deklaroi se numri i pajisjeve fiskale qenka rritur me plot 25 mijë gjatë qeverisjes së tij.

Pra numri i kasave qenka rritur. Taksat u rritën. Tarifat u rritën. Aksizat u rritën. Faturat e energjisë u rritën. Çmimi i naftës në qiell. Atëherë ku janë paratë që i mungojnë buxhetit?

Dridhen e përdridhen me lloj lloj përrallash, por e vërteta është se miliona dollarë që i mungojnë arkës së shtetit kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve. Vjedhin taksat e qytetarëve dhe u tregojnë burgun atyre që luftojnë për bukën e gojës. Kjo është e vërteta e tmerrshme që nuk mbulohet dot me shoshën e propagandës bajate”, shkruan kreu i PD-së, Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prishja e kishës, reagon partia e minoritetit, MEGA: Ngjarja e përsëritur, provokim
Shpëtim Gjika: Për këtë rrugë u përplasa fizikisht me deputetin, por në fund ai vuri kollaren dhe u ngjit në podium »
Article Logic
Execution time: 0.0042431354522705
array(1) { ["section"]=> string(113) "basha-rama-deklaron-se-eshte-rritur-numri-i-pajisjeve-fiskale-atehere-ku-jane-parate-qe-i-mungojne-buxhetit-18961" }