Basha: Rama dhe Tahiri kumbarët ku lidhen fijet e krimit, kurse Meta me siguri feston kur del ndonjë lajm për ta

Publikuar tek: politike, më 14:49 22-09-2015 Basha: Rama dhe Tahiri kumbarët ku lidhen fijet e krimit, kurse Meta me siguri feston kur del ndonjë lajm për ta Lulzim Basha

Lulzim Basha i ka quajtur kumbarë ‘’ku lidhen fijet e krimit’’, Edi Ramën dhe Sajmir Tahirin, duke komentuar Ilir Metën ‘’në festë’’ sa herë del ndonjë lajm për ta. “Mund të jetë edhe dikush tjetër i lumtur nga inkriminimi i Tahirit. Ilir Meta me siguri feston sa herë zbulohen fakte të lidhjes së ministrit të brendshëm me bandat e me drogën, dhe mbahet me shpresë se Tahiro-historitë do parakalojnë e do t’i bëjnë hije skandalit të kauzave tashmë të ndërkombëtarizuara për rryshfet”, tha Basha para grupit parlamentar të PD-së.

Kreu i PD-së ka ripërsëritur lidhjet sipas tij të Sajmir Tahirit me Habilajt, duke e quajtur edhe ‘’pinxho’’ të krimit.

“Edi Rama është sot përpara testit final për të treguar nësë promovimi, emërimi apo zgjedhja e individëve me rekorde të tmerrshme kriminale është vetëm marrëzia e tij, lajthitja e tij e poshtërimit të njerëzve, votuesve dhe institucioneve apo nëse ai është në fakt vetë kumbari ku lidhen fijet e krimit në vend.

Një sulm i paprecedentë ndaj të pamundurve, atyre që nuk kanë. Këtë stuhi çnjerëzore që nuk kursen as berberët, por kursen klientelën qeveritare, miqtë e Edi Ramës, bizneset e mëdhaja, e drejton Saimir Tahiri. E drejton njeriu që rreh gjoksin në publik duke pranuar se në të zezë paska shitur makinën e tij. Del ky pinxho i krimit, ky taksist i drogës dhe thotë se atij po, i lejohet informaliteti. Ndërkohë që u merr shpirtin shqiptarëve për një kupon.

Dhe sot u bë publik edhe një fakt tjetër. Siguracioni i veturës që përdorin Habilajt paguhet nga Sajmir Tahiri.   Ky është peshku i qelbur nga koka, siç thotë populli, që nuk mund të qëndrojë asnjë minut në krye të rendit. Në asnjë vend të botës, në asnjë sistem të botës, përveç sistemit të Edi Ramës.

Nëqoftëse Ramës nuk i vjen ta shkarkojë si ministër të lidhur ngushtë me narktrafikun, le ta shkarkojë e tia dorëzojë drejtësisë për fshehjen e pasurisë, evazionin fiskal dhe pengimin e ekzekutimit të një vendimi gjyqësor.”, tha Basha.

Sipas tij, Uashingtoni dhe Brukseli janë skandalizuar me karshillikun dhe sfidën e hapur të kryeministrit Rama.

Ashtu si Uashingtoni, edhe Brukseli është skandalizuar me karshillëkun dhe sfidën e hapur që u ka bërë kryeministri i vendit, duke kandiduar në kulmin e thirrjeve për dekriminalizim, njerëz të botës së krimit, duke pozuar e afishuar me qëllim përqafimet, duarshtërngimet dhe kafet e tij me këta individë.

Koha po tregon se këtij kryeministri, ashtu si oligarkëve dhe individëve me rekorde kriminale rreth tij, nuk i intereson as shteti ligjor, as integrimi, as zhvillimi as Uashingtoni dhe Brukseli, të cilët në mënyrë të përëritur i kanë injoruar, poshtëruar dhe nëpërkëmbur duke promovuar e mbrojtur në Kuvend, në pushtetin vendor, në zyrat e rendësishme të shtetit dhe në gjithë kapilarët e shoqërisë; narkotrafikantë, vrasës, dhunues, tutorë të vajzave të trafikuara e të tjerë banditë.

Sa më shumë shkojnë ditët dhe sa më thellë zhyten në zullumet e tyre, Rama dhe Meta mbyllen në realitetin e vogël të interesave të tyre dhe klientelave të tyre për t’u pasuruar për vete, për të mbrojtur e siguruar pasuritë e vëna me korrupsion, kontrabandë, trafiqe.

Nga ana tjetër, asnjë pendesë, përkundrazi rrahje shpatullash dhe shkelje syri ndaj atyre personave me rekorde të zeza kriminale që lufta e pandërprerë opozitare dhe presioni i opnionit publik e partnerëve ndërkombëtarë i detyroi të largohen, ose deputetëve banditë që përfunduan në qelitë e paraburgimit pasi gjakosën popullin në komisariat. Asnjë pendesë, asnjë ndjesë. Edi Rama është krenar për përzgjedhjen e Prengës, Ndokës dhe Frrokut me shokë, e po të kthehej në vitin 2013 do të bënte prapë të njejtën gjë.

Latifondistët e drogës të lidhur me qeverinë vazhdojnë të shtojnë hektarët e tyre të krimit, ndërkohë që në harmoni të plotë me ta, në një sinkronizim perfekt Edi Rama shton shfaqjet dhe paradat mediatike për ti mbuluar, për ti mbajtur larg syve të botës. ”, theksoi Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjosha vizitë në Gjermani, Hahn: Mbështesim integrimin, vazhdoni me të gjitha hallkat e procesit
“Arrestohet këngëtari i ‘hitit’ E Drama”, Berisha akuzon Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.023941040039062
array(1) { ["section"]=> string(116) "basha-rama-dhe-tahiri-kumbaret-ku-lidhen-fijet-e-krimit-kurse-meta-me-siguri-feston-kur-del-ndonje-lajm-per-ta-21397" }