Basha: Rama e hoqi maskën për reformën në drejtësi, ky është plani që ka

Publikuar tek: politike, më 14:08 11-01-2016 Basha: Rama e hoqi maskën për reformën në drejtësi, ky është plani që ka Lulzim Basha, kreu i PD

Kreu i PD Lulzim Basha duke folur për Reformën në Drejtësi, akuzoi kryeministrin Rama se në fakt është ai që nuk e do këtë reformë. Basha foli për një plan të Ramës për “çimentimin dhe kapjen e drejtësisë”.

“Pas një viti sorollatje dhe tallje nga Rama me opinionin publik dhe faktorin ndërkombëtar më në fund Rama e hoqi maskën.  Është ai që nuk e do reformën në drejtësi se Rama ka një plan: cçimentimin e kapjes së drejtësisë, të diktojë mosndjekjen penale të ministrave të tij, do që deputetët e inkriminuar të shkojnë në shtëpi. Në këto kushte duket qartë se Edi Rama ka qenë pengesa defakto për reformës në drejtësi", tha kreu i PD.

"Ne kërkojmë që as qeveria e sotme dhe as ajo e nesërme mos kenë mundësi t’i diktojnë gjyqtarëve e prokurorëve vendimet. Ky është vullneti im dhe PD. Moslejimi i kapjes politike, moscimentimi i Ramës kryeprokuror ...gjyqtar”, tha Basha ndërsa shtoi se nesër nuk do të dorëzohet asnjë draft nga ana e PD.

“Nuk ka drafte më. Njeriu që sot hoqi maskën të frenohet dhe ti tregohet vendi, Edi Rama nuk do drejtësi të pavarur, do të çojë Prengën në shtëpi e Çalin në burg .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Duma sërish për Skavicën: Rama e ka paracaktuar fituesin, është apo jo në listën e zezë kompania turke?
Reforma në Drejtësi, zbardhet drafti i MD: Ja si zgjidhet Presidenti dhe skema e re e votimit të gjyqtarëve »
Article Logic
Execution time: 0.019858121871948
array(1) { ["section"]=> string(76) "basha-rama-e-hoqi-masken-per-reformen-ne-drejtesi-ky-eshte-plani-qe-ka-29693" }