Basha: Rama i çoi gratë drejt vetëvrasjes

Publikuar tek: politike, më 14:52 30-05-2015 Basha: Rama i çoi gratë drejt vetëvrasjes

"E dimë mirë ne se sa i do gratë Edi Rama, e dinë familjet e Brunilda Mekës që e çoi drejt vetëvrasjes kur e hoqi nga puna, e di familja e asaj zonjës tjetër që ra në korent sepse ia kishte shkyçur korrentin, megjithëse  e kishte fëmijën me azmë. E dinë gratë kryefamiljare që rrisin jetimë, sepse burrat i hoqën nga puna dhe u mori edhe jetën me vetëflijim, nga Rrogozhina në Tale të Lezhës. I përdori gratë për të hequr rivalët e tij në parti dhe pastaj i detyroi gratë që të jepnin dorëheqjen që të fuste kriminelët në parlament. Ky është Edi Rama dhe respekti i tij për gratë".

Kështu është shprehur kreu i PD Lulzim Basha në një takim me qytetarë dhe tregtarë të bashkisë së Durrësit.

Ai sulmoi kryeministrin Rama si dhe kreun e LSI Meta të cilët sipas tij nuk kanë mbajtur premtimet e dhëna

“Në dy vjet, Edi Rama dhe Ilir Meta jo vetëm nuk mbajtën asnjë premtim por kanë refuzuar dhe të votojnë propozimet e Partisë Demokratike për uljen e çmimit të energjisë, uljen e taksave, subvencione për bujqësinë etj, tha Basha duke shtuar se 21 qershori do jetë zgjidhja e hallleve të qytetarëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha foto nga Xibra: Miell për votë, Partia Siçiliste ju do fort
Grida Duma publikon spotin elektoral: E dua Durrësin, do ta mbroj »
Article Logic
Execution time: 0.0039160251617432
array(1) { ["section"]=> string(46) "basha-rama-i-coi-grate-drejt-vetevrasjes-12293" }