Basha: Rama ka përfituar 4 mln euro nga përmbytjet

Publikuar tek: politike, më 15:42 06-02-2015 Basha: Rama ka përfituar 4 mln euro nga përmbytjet

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka folur për situatën e rënduar në jug të vendit si pasojë e përmbytjeve dhe për nevojën që ekziston për shpalljen e emergjencës civile.

Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë më sa të munden zonat përmbytura dhe ka thënë se deputeti Edmond Sapho ndodhet në Progradec pranë familjes Abrashi, e cila humbi sot familjaren e saj.

Gjatë fjalës së tij, Basha ka kritikuar qendrimin e kryeministrit Edi Rama përballë situatës së krijuar, pasi në vend që të shpallë gjendjen e emrgjencës sulmon opozitën.

“Në këto ditë të vështira dhe më regjistrimin e viktmiës së parë, kryeministri në vend që të shpallte emergjencën civile, në vend që të dilte me një fjalë qeveritare për zonat e përmbytura, u shfaq përpara mediave më keq se ata të dehurit që regjistronin dëmet e shkaktuara. E çoi dëm këtë mundësi për të bërë transparencë dhe për t’u përgjigjur pyetjeve, e çoi dëm sepse për një orë nuk tha sa fonde janë caktuar për këtë situatë”, tha Basha.

Basha u shpreh se Rama refuzoi tu përgjigjej gazetarëve duke zgjedhur të sulmoj opozitën.Për Bashën, shpallja e emrgjencës nuk është çështje opinionesh, por kryeministri duhet të vendosej në krye të Shtabeve të Emergjencës.

“Rama nuk u përgjigj gazetarëve, por vendosi të sulmoj opozitën. Nuk tha pse nuk po e shpall emergjencën dhe pse nuk po përgjigjet në masën e duhur. E vërteta e përmbytjeve është ajo që thonë banorët dhe jo kryeministri. Qeveria është shumë hapa prapa asaj që po ndodh në terren”, ka thënë ai.

Kreu i opozitës ka akuzuar gjithashtu për korrupsion kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij. Ai tha se blerja e fundit e energjisë e kryer nga OSHEE, është dy herë më e shtrenjtë se sa duhet të ishte.

“Dokumenti tregon qartë se KESH e ka shitur energjinë 30 euro për megavat, ndërkohë që OSHEE e ka blerë me 50 euro për megavat”, ka thënë Basha.

Sipas Bashës, nëse OSHEE do të kishte blerë energjinë në linjë direkte nga KESH, do të ishin kursyer 4 milionë euro, të cilat kanë përfunduar në xhepat e qeverisë “Rama”.

Basha tha se me këtë shumë do të ishin ndihmuar shumë familje të goditura nga përmbytjet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për ''bashkëpunim'' me Ramën 600 milionë lekë, Eduart Ndocaj rrëfen financimin për PS-në
Presidenti dekoron me “Pishtar të Demokracisë”protestuesit e Shkodrës »
Article Logic
Execution time: 0.017313957214355
array(1) { ["section"]=> string(54) "basha-rama-ka-perfituar-4-mln-euro-nga-permbytjet-2558" }