Basha: Rama ka vetëm ofertën e dhunës, Prokuroria të mos rrijë duarkryq

Publikuar tek: politike, më 21:49 28-02-2015 Basha: Rama ka vetëm ofertën e dhunës, Prokuroria të mos rrijë duarkryq

Kreu i PD-së Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në facebook ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si dhunues të të drejtave themelore të njeriut.

Basha shprehet se oferta e vetme e Ramës është dhuna dhe ka kërkuar nga efektivët e policisë të mos përlyejn më tej uniformën, me urdhërat politike të qeverisë.

Kreu i opozitës ka kërkuar nga Prokuroria e Tiranës që të mos rrijë duarkryq përpara veprave kriminale, por të nisë menjëherë hetimet, ndërsa ka paralajmëruar se dhunuesit do të japin llogari përpara ligjit.

Postimi i Bashës në facebook:

Dhune ne Kamez, dhune ne komisariatin 5, dhune tek greva e urise. Vendi zien, revolta rritet. Rama nuk ka ndermend te degjoje e te jape zgjidhje. Oferta e tij e vetme eshte dhuna. Do te mbaje pergjegjesi ai dhe gjithe sherbyesit e tij te porosive politike me uniformen e shtetit. U bej thirrje efektiveve te policise te mos perlyejne me tej uniformen, te mos zbatojne verberisht urdherat politike per dhunimin e qytetareve dhe te rinjve qe po kerkojne te drejta ekonomike e drejtesi ne arsim! Per cdo shkelje dhe dhunim do japin llogari para ligjit! I bej thirrje prokurorise se Tiranes, mos te rrije duarkryq para ketyre veprave kriminale por te nise menjehere hetimet per shkelesit e ligjit dhe urdheruesit e tyre. Mosveprimi i institucioneve kur dhunohen te drejtat dhe lirite themelore shkaterron nga themelet besimin dhe respektin per to.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zeqaj i Fierit tërhiqet nga rikandidimi për Bashkinë
Alibeaj rrefuzon Bashën, largohet nga jeta aktive e PD »
Article Logic
Execution time: 0.026096820831299
array(1) { ["section"]=> string(74) "basha-rama-ka-vetem-oferten-e-dhunes-prokuroria-te-mos-rrije-duarkryq-4671" }