Basha: Rama pazare si Cosa Nostra, fshehu letrat e Interpolit sa deputeti cicëroi atë që deshi Meta

Publikuar tek: politike, më 11:17 04-04-2015 Basha: Rama pazare si Cosa Nostra, fshehu letrat e Interpolit sa deputeti cicëroi atë që deshi Meta

Lulzim Basha në protestën në Vlorë ka deklaruar se Edi Rama ka bërë pazare me krimin siç ndodh në klanet mafioze të Cosa Nostrës. Sipas kreut të PD-së Vlora nuk e gëlltit dot arrogancën Rama-Meta dhe kulisat me vrasës që nxirren nga dera dhe hyjnë nga dritarja.

“Krimi godet përditë, kanë ardhur ditë të mira për krimin se ka njerëzit e vet në qeveri. Deri në parlament i solli Edi Rama dhe Ilir Meta në qeveri. Kryeministri i di të gjitha por për 6 muaj përpiqen të bëjnë pazare si mafia e Cosa Nostrës. Rama fshehu letrat e interpolit derisa deputeti cicëroi atë që deshi Rama-Meta. Ky nuk është film. Kryeministri dhe kryetari i Parlamentit janë përfshirë kokë e këmbë në këto kanale mafioze. E kanë hapur sezonin e krimit ndaj janë shtuar maskat, grabitjet, pasiguria.”, tha nga Vlora, Basha.

Sipas tij, Vlora nuk e gëlltit dot arrogancën Rama-Meta dhe kulisat me vrasës që nxirren nga dera dhe hyjnë nga dritarja.

“Jam tek ky shesh që quhet “Pavarësia” se Vlora gjithmonë e ka qëndisur me dorën e saj fatin e saj për pavarësi. Më besoni miqtë e mi se nuk ka arsye më të madhe të bashkohen në këtë shesh se sa dinjiteti. Sot janë të nëpërkëmbura dhe të shkelura nga qeveria e lakut në fyt nga qeveria me sistem, shkurt Rama-Meta. Po bëjmë revoltën kundër fjalëve të bukura me gurë në trastë të Ramës. Revolta është mbarëqytetare, popullore, mbarëkombëtare. Qytetarët po bashkohen drejt PD-së dhe janë të revoltuar se janë të poshtëruar nga dyshja Rama-Meta dhe shushunjat e tyre.

A e pranon Vlora politikën e varfërisë dhe të dajakut, a i gëlltit Vlora kryelartë kulisat e ndyra me vrasës që nxirren nga dera dhe hyjnë nga dritarja për t’i nxirë më shumë shamitë e nënave që kanë humbur djemtë. Çfarë do t’i thotë Vlora dyshes Rama-Meta. Rama-Meta ik. Kështu thoni ju.  Ik Ik. Vlora nuk e gëlltit dot arrogancën Rama- Meta. Nuk mund t’i bëjë Vlora marshallah të keqes, përkundrazi Vlora do ta japë shemmbullin e kërkimit të llogarisë.”, vazhdoi më tej Basha në fjalën e tij.

Thënë nga Basha kryeministri premtoi një kataklizmë se do e kthente përmbys Vlorës dhe do ndodhte mrekullia, por Vlora u kthye përmbys dhe mrekullia nuk ndodhi.

“Nuk u gjendën këtu as ditën e fatkeqësive, kur balta dhe uji përmbytën qindra shtëpi. Nuk është nder që qeveria ua bën qytetarëve, është detyrim në kushtet e emergjencës. Kur duhet të vijë qëveria tek njerëzit nëse jo në ato orë kritike për qytetarët. Mungoi por nuk harroi të ishte prezent me rruspat e INUK-ut duke nxjerrë në rrugë të madhe e qiell të hapur të moshuar e fëmijë. Edhe tani që flasim nuk ka asnjë plan. Vjen me dhunë dhe e bën hi pasurinë e një jete, atë dëm që nuk e bën asnjë përmbytje e asnjë tërmet.”, theksoi Basha, duke shtuar se janë rritur faturat e energjisë, taksat  dhe çmimi i naftës.

“A njihni ju një njeri të lumtur në rrethin tuaj miqësor dhe shoqëror, demokrat socialist a pa parti? A njihni ju të tillë të kënaqur se janë të lumtur, se mund të blejnë më shumë? Vlora është në këmbë dhe Vlora do të ngrejë Shqipërinë në këmbë. Vlora refuzon klikën dhe krimin. Pushteti i vërtetë janë njerëzit dhe jo njerëzit me pushtet. Do përfshijmë në listat e këshilltarëve më të mirët, vajza dhe gra, burra e djem, ata që duan mirëqënien e qytetarëve. Vlora ka nevojë për një qeveri të re, që dëgjon dhe vendos bashkë me ju. Zoti e bekoftë Vlorën, Zoti e Bekoftë Shqipërinë!’’, përfundoi Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sali Shehu i FRD-së kandidat i mazhorancës në Kamëz, mënjanohet Gjici
Rama në Shijak, shpërndan lejet e legalizimeve »
Article Logic
Execution time: 0.0041928291320801
array(1) { ["section"]=> string(102) "basha-rama-pazare-si-cosa-nostra-fshehu-letrat-e-interpolit-sa-deputeti-ciceroi-ate-qe-deshi-meta-7799" }