Basha: Rama strehon në kupolën e tij kriminelin Armando Prenga. PS-ja po shndërrohet në klan mafioz

Publikuar tek: politike, më 13:51 23-02-2016 Basha: Rama strehon në kupolën e tij kriminelin Armando Prenga. PS-ja po shndërrohet në klan mafioz

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari i kësaj partie, Lulzim Basha, ka folur me tone të ashpra lidhur me rikthimin e deputetit Armando Prenga në Parlament, duke e quajtur atë kriminel që ka plagosur dhe përgjakur pjestarët e familjes Cali, por është strehuar nga Edi Rama.

Basha tha se Dekriminalizimi është prioritet në një kohë kur kriminelët, trafikantë dhe persona me rekorde kriminale po mbushin me ritme të shpejta Partinë Socialiste, duke e khyer nga një familje politike në një klan të udhëhequr nga Edi Rama.

“Kriminalizimi i shpejtë i Partisë Socialiste, kthimi me rritme të shpejta nga një familje politike në një klan nga Edi Rama, ndonëse krimi dhe vjedhja shtohen nga ana tjetër, banda e Edi Ramës është më e izoluar se kurrë. Edhe socialistët e thjeshtë e dinë se punonjnë sot për një grusht të vogël si Edi Rama, Ilir Beqaj, Koço Kokëdhima.

Të enjten të miratohet Dekriminalizimi, gërma e ligjit dhe shpirti i ligjit është dekriminalizimi. Për sa kohë që krimineli Armando Prenga që qëllon dhe plagos e përgjak do jetë këtu ky institucion nuk do funksionojë normalisht”, tha Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Drejtori i Bashkisë së Tiranës Baboçi: S’do ketë asnjë ‘’Grand Caffe’’ në Parkun e Lodrave të Liqenit
Media greke pasqyron fjalët e Kodhelit, ajo tregon ku do ngrihen dy qendra për pritjen e emigrantëve »
Article Logic
Execution time: 0.031621932983398
array(1) { ["section"]=> string(103) "basha-rama-strehon-ne-kupolen-e-tij-kriminelin-armando-prenga-ps-ja-po-shnderrohet-ne-klan-mafioz-33330" }