Basha: Rama të heqë dorë nga investimet luksoze. Bare: Tiranës nuk i duhet një kryetar që shan

Publikuar tek: politike, më 11:33 22-02-2015 Basha: Rama të heqë dorë nga investimet luksoze. Bare: Tiranës nuk i duhet një kryetar që shan

Kreu i PD, Lulzim Basha e akuzoi kryeministrin Rama për rritjen e taksave si dhe investimet të cilat Basha i quajti “luksoze”.

“Kryeministri të tregojë përgjegjshmëri dhe të heqë dorë nga investimet luksoze e projektet fasadë”, ka thënë Basha. Këto deklarata Basha i bëri gjatë përurimit të punimeve në shkollën “Qemal Stafa", ndërkohë që erdhi menjëherë reagimi i PS nëpërmjet një deklarate për median.

Deputeti i PS, Besnik Bare tha se Basha nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe se ka degraduar kryeqytetin. "Projekti në shkollën Qemal Stafa që inaguroi Basha, është një investim nga Fondi Rajonal i Qeverisë", deklaroi Bare.

Deputeti i PS shtoi gjithashtu se Tiranës nuk i duhet nje kryetar bashkie që vetëm shan. 

Sa i takon vendimit nëse do të kandidojë ose jo në garën për bashkinë e Tiranës, i pyetur nga gazetarët, Basha ka zgjedhur thjesht mos t’i përgjigjet kësaj pyetjeje.

“Kryeministri të tregojë përgjegjshmëri dhe të heqë dorë nga investimet luksoze e projektet fasadë”, ka thënë Basha

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD: Rama, frymëzues i dhunës verbale e fizike ndaj mendimit ndryshe
Berisha: Terror shtetëror me energjinë »
Article Logic
Execution time: 0.026094913482666
array(1) { ["section"]=> string(96) "basha-rama-te-heqe-dore-nga-investimet-luksoze-bare-tiranes-nuk-i-duhet-nje-kryetar-qe-shan-4105" }