Basha-Ramës: Je tollumbace që do plasësh

Publikuar tek: politike, më 14:13 24-02-2015 Basha-Ramës: Je tollumbace që do plasësh Lulzim Basha

Lulzim Basha ka akuzuar sot Edi Ramën për krimin, shtetin policor dhe situatën ekonomike të krijuar në vend. Kreu i Partisë Demokratike Basha mendon se qeveria Rama nuk mund të drejtojë më vendin dhe për të ka ardhur koha e ndëshkimit me protesta e votë. Rama nga Basha është cilësuar sot si ''tollumbace'', ''në delir'', ''në show mediatik''

Kritika të ashpra Basha i ka bërë Ramës në lidhje me vendimet e tij për energjinë, të cilat kanë çuar sipas kreut të opozitës në vetvrasje qytetarësh. ‘’E refuzojmë nekropolitikën, por është qeveria që e ka çuar vendin në këtë gjendje’’, tha sot Basha.

“Të bashkohemi në qëndrime dhe protesta për t’u bërë barrikadë e pathyeshmë ndaj të keqes sepse ka zgjidhje, ka rrugëdalje. Kërkesat e ligjit ndërthuren selektivisht me arrogancën ekstreme dhe shown mediatik të neveritshëm. Nuk është ligji, por antiligji shkaku numër një që ka alarmuar qytetarët. Nuk është drejtësia por padrejtësia e kryeministrit shkaku që njerëzit janë të revoltuar. Për të kënaqur deliret e tij ka mbushur dhomat e burgjeve me banoërë të pafajshëm. ‘’, tha Basha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, duke shtuar se kërkon hetim nga prokuroria për vetvrasjen e Llazi Nases, që humbi jetën ditë më parë.

Sipas Bashës, Shqipëria është kthyer në një shtet policor. “U ndërtua me shpejtësi një polici shumë larg me qytetarët. Në harkun e pak ditëve kemi patur dhunë nga skuadronet e policisë. Sa raste mbahen të fshehta, me dhjetra, me qindra. Kjo është fryma që zbret nga lart. Ky është shteti policor që dëshiron të vendosë Rama-Meta. Ky shtet policor nuk i prek qimen e flokut bandave.’’, theksoi Basha duke komentuar edhe dhunën ndaj Enver Bashës, djalit që ndihmoi policinë në arrestimin e Kostandin Xhunavit.

“Polici nuk arrestonte dot vrasësin dhe dridhej para tij. Enver Basha iu gjend në krahë dhe ndihmoi arrestimin. Ku gjendet policia kur Enver Basha kërkon ndihmë. Enver Basha ka guxuar shumë. Gjesti i tij natën e krimit është një model frymëzimi i një qytetari model por lënia e tij në mëshirën e fatit është një model turpi në këtë shoqëri’’, u shpreh Basha.

Në fund Basha tha se vendi kërkon ndryshime të thella, që nuk bëhen dot nga qeveria Rama. “Bindja jonë është se kjo qeveri nuk e vendos dot rendin dhe përmirëson gjendjen ekonomike. Qeveria është në rrugë pa krye dhe pa kthim, të shurdhët e të verbër dhe nuk dëgjon dhe nuk sheh larg hundës së vet. Nuk është rastësi që kryeministri ofendoi Erisa Zykën në Bruksel. Edi Rama i ka të vetat rekordet olimpike të arrogancës me gazetarët. Prej këndej buron dhe nervozizmi i kryeministrit dhe tollumbacja kur është tollumbace do të plasë, s’ka çfarë të bëjë.”, përfundoi Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Do zhdëmtojmë të përmbyturit në Vlorë e Fier
Negociatat Rama-Meta për bashkitë, Tiranën e kërkon PS-ja »
Article Logic
Execution time: 0.024980068206787
array(1) { ["section"]=> string(44) "basha-rames-je-tollumbace-qe-do-plasesh-4311" }