Basha -Ramës: Kandidati i PD-së e ka emrin Fran Frokaj ore hutaq, të tutë kanë nga dy-tre emra

Publikuar tek: politike, më 18:09 17-06-2015 Basha -Ramës: Kandidati i PD-së e ka emrin Fran Frokaj ore hutaq, të tutë kanë nga dy-tre emra

Me tone të ashpra ndaj kryeministrit Rama e ka nisur fjalën e tij gjatë përmbylljes së fushatës elektorale në Lezhë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Basha replikoi me kryeministrin Rama, i cili e quajti ditën e djeshme në Lezhë kandiadtin e PD-së Fran Frokaj, Frrok Frroku.

“E quajnë Fran Frokaj ore hutaq. Si e ka emrin kandidati jot në Kavajë, Elvis apo Ervis? Po Tërmet Peçi në Tepelenë, apo ai i Devollit? Ti nuk ia thua emrat të tuve se ti e di që kanë nga dy-tre emra dhe të kaluar të zezë.

O hutaq, Ilir Meta t’i vuri në rrjesht socialistët e Lezhës. Ti vuri në katror. Nuk i dëgjove dot të ankoheshin se në Lezhë kanë zaptuar çdo gjë, nuk i dëgjove dot se ishin gojëmbyllur. Edhe në Lezhë kandidoni me njeriun e 1001 të zezave”, ka thënë Basha.

Basha përmendi edhe shkrimin e publikuar ditën e sotme në disa media, ku thuhet se në listat e zgjedhjeve lokale ka ende kandidatë të inkriminuar nga maxhoranca. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Nesër një akt fisnik, i lutem zotit të pranojë sakrificën tuaj
Rama në Librazhd: Kastriotin e gjetëm midis jush, nuk e kemi material importi nga Elbasani »
Article Logic
Execution time: 0.021650075912476
array(1) { ["section"]=> string(97) "basha-rames-kandidati-i-pd-se-e-ka-emrin-fran-frokaj-ore-hutaq-te-tute-kane-nga-dy-tre-emra-13856" }