Basha-Ramës: Mjaft delirove para kamerave, deklarata si ultranacionalisti serb Nikoliç

Publikuar tek: politike, më 12:45 28-04-2015 Basha-Ramës: Mjaft delirove para kamerave, deklarata si ultranacionalisti serb Nikoliç Edi Rama dhe Lulzim Basha

Reagon ndaj deklaratës së sotme të Edi Ramës, Lulzim Basha. “Deklaratë që ngjan me deklaratat e ultranacionalistit serb Nikoliç dhe parardhësve të tij’’, e ka cilësuar Basha deklaratën e Ramës se Shqipërinë e gjetën të rrënuar jo nga varfëria ekonomike, por nga varfëria e aspiratave.

“Kryeministri i i së keqes tha sot se fajin për krizën dhe papunësine e kanë shqiptarët, se kanë një 'varfëri aspiratash'.  Kjo arrogancë, cinizëm dhe fyerje e një populli të ngjan me deklaratat e ultranacionalistit serb Nikoliç apo paraardhësve të tij. Shqiptarët janë shquar në histori si njerëz që kanë dashur më të mirën për veten, familjen dhe kombin. Asnjëherë nuk kemi patur problem me aspiratat por me satrapet që centralizojnë pushtetin, që na mbyllin çdo rrugë për të ndërtuar me punë dhe dinjitet një jetë më të mirë në vendin tonë’’, shkruan në ‘’Facebook’’ kreu i PD-së Lulzim Basha.

Ai i thotë Ramës që të mos delirojë me këto ‘’deklarata haluçinante’’.

“Mjaft delirove para kamerave me deklarata halucinante dhe mashtrime! Shqiptarët nuk vuajnë nga mungesa e aspiratave por nga qeveritarët deficentë që nuk ngrihen në nivelin e dëshirave dhe pritshmërive të tyre.’’, përfundon Basha.

Rama tha sot se i ka shpallur luftë ‘’varfërisë së aspiratave’’.

“Jemi të vetdijshëm se kemi trashëguar një Shqipëri të rrënuar jo nga varfëria ekonomike por nga varfëria e aspiratave. Varfëria e aspiratave ka bërë që në të gjitha ato aspekte që foli Erioni që kanë qenë në fokus të punës së tij, ka qenë skandaloze. Ne i kemi shpallur luftë varfërisë së aspiratave, që e ka ushqyer këtë vend në mënyrë të vazhdueshme me iluzione dhe gënjeshtra dhe në fund fare me atë shprehjen ‘’He me se Shqipëri është, Shqipëria kështu e ka’’. Kemi vendosur ta shohim të vërtetën në sy, të përballemi me kancerin e shtrirë në të gjithë sektorët nga varfëria e aspiratave. Mos t’i mbajmë shqiptarët me sheqerin e gënjeshtrave, por të ndajmë të vërtetën e madhe se vetëm ilaçi i hidhur i të vërtetave mund ta shdërrojë këtë vend në një vend të begatë.”, deklaroi Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova takim me prindërit e fëmijëve në çerdhe: Të edukojmë fëmijët për një shoqëri më të mirë
Basha takohet me qytetarët, prezanton kandidatët në Gramsh, Cërrik dhe Peqin »
Article Logic
Execution time: 0.023135185241699
array(1) { ["section"]=> string(89) "basha-rames-mjaft-delirove-para-kamerave-deklarata-si-ultranacionalisti-serb-nikolic-9861" }