Basha-Ramës: Mos e prek votën, po shijon me perversitet dyndjen e shqiptarëve drejt Evropës

Publikuar tek: politike, më 13:26 15-04-2015 Basha-Ramës: Mos e prek votën, po shijon me perversitet dyndjen e shqiptarëve drejt Evropës Lulzim Basha

Kreu  i PD-së Lulzim Basha i ka bërë thirrje sot kreut të PS-së Edi Rama që të mos e prekë votën e shqiptarëve më 21 qershor.

“U keni rënë në qafë sa s’mban më shqiptarëve, jeni në borxh të madh para shqiptarëve por mos t’u shkojë mendja t’u prekni zgjedhjet dhe votën e lirë. Mos provoni të prekni e vidhni votën.’’, deklaroi Basha sot para mediave, ku foli edhe për dekriminalizimin që sipas tij është shkelur nga Rama dhe Meta. Basha tha se e majta po synon të blejë shqiptarët e varfër me para droge, korrupsion dhe trafiqe.

Sipas Bashës, Rama po shijon me perversitet dyndjen e shqiptarëve drejt Evropës.

“Eksodi i shqiptarëve nga veriu në jug është lajmi më i trishtë këto ditë. Shqipëria vjen pas Sirisë, e cila është në gjendje lufte. Rama po e shijon me perversitet dyndjen drejt Evropës me shpresën se po i largohen vota kundër tij’’, u shpreh Basha.

Basha tha se vepra e vetme e Ramës dhe Metës është krimi i ngjitur në pushtet.

“Krimi i ngjitur në pushtet është e vetmja vepër e tyre e zezë.Ka patur vetëm një inskenim, i treshes Rama-Meta-Tahiri për të fshirë nga faqja e dheut skenarin e krimit të vrasjes së dy deputetëve. Kush nuk ka asnjë pakt me kriminalizimin? PD. Kush po e shkel paktin e dekriminalizimit, PS’’, theksoi Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherr në Komisionin e Dekriminalizimit, Bylykbashi-Ballës:Mos më ngri zërin mua! Balla:Dil përjashta
Agron Duka: Mirënjohje për qytetarët, pranë jush brenda dhe jashtë politikës »
Article Logic
Execution time: 0.084218978881836
array(1) { ["section"]=> string(94) "basha-rames-mos-e-prek-voten-po-shijon-me-perversitet-dyndjen-e-shqiptareve-drejt-evropes-8798" }