Basha-Ramës: Të merr shpirtin për një kile qepë pa kupon, për vete ke ngritur saraje pa asnjë kupon

Publikuar tek: politike, më 17:55 23-10-2015 Basha-Ramës: Të merr shpirtin për një kile qepë pa kupon, për vete ke ngritur saraje pa asnjë kupon

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në profilin e tij pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik. Rama tha gjatë fjalës së tij se përfaqësuesi i Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë, përpara se të bëjë deklarata kundër aksionit të informalitetit, t’i tregojë shqiptarëve se çfarë i ndodh dikujt që kapet me evazion apo pa kupon në SHBA.

Basha shprehet se fajin Ramës nuk ja ka as biznesi, as media e as Dhoma Shqiptaro-Amerikane e Tregtisë. “Paratë që mungojnë i ka vjedhur kokoshi 200 milionësh dhe skota e tij”, thotë Basha.

Reagimi i kreut të PD-së në Facebook:

“Kryeministri më i paaftë, më arrogant dhe më i dështuar në historinë e 25 viteve është edhe mashtruesi më i madh që nga koha e Nastradinit. Ka 2 muaj që ka sulur hordhitë tatimore kundër biznesit. Me egërsi, padrejtësi dhe selektivitet korruptiv dhe politik kërkojnë edhe kacidhen e fundit. Por i mungojnë 25 milionë dollarë vetëm për shtatorin. 230 milionë dollarë për këto 9 muaj.

Fajin nuk e ka biznesi,. Fajin nuk e kanë mediat. Fajin nuk e ka as Dhoma Shqiptaro-Amerikane e Tregëtisë që ka guximin tja thotë të vërtetat në sy.

Paratë që mungojnë i ka vjedhur kokoshi 200 milionësh dhe skota e tij. Ky që të merr shpirtin për një kile qepë pa kupon, por për vete e për miqtë ka ngritur saraje, vila dhe hotele luksi PA TREGUAR ASNJE KUPON.

Ky që dërgon larot e Tahirit për të terrorizuar të pamundurit e të pambrojturit, por që narkoministrin e mban në detyrë edhe kur ka pranuar zyrtarisht shitjen e narkotaksisë së luksit AA003GB pa kupon e pa paguar asnjë kacidhe taksë.

Ka ardhur koha ta tërheqim zvarrë nga piedestali ku e ka ngritur ky palo kryeministër kultin e mashtrimit, dhunës dhe arrogancës. Ti hapim rrugë shansit për një Shqipëri të së vërtetës, lirisë, punës dhe drejtësisë.

9 përqind taksë e sheshtë për biznesin e madh. 0.5% e xhiros tatim për biznesin e vogël dhe rritje e tavanit deri në 12 milionë lekë të reja. Pullë fiskale dhe zero prani tatimore të biznesi i vogël. Ulje e çmimit të naftës dhe energjisë. Falje e 100% të kamatë vonesave PA KUSHT. Kështu do të nisim së bashku rrugën tonë drejt një ekonomie të fortë dhe një të ardhme të sigurtë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndalohet qarkullimi i mjeteve, sheshi “Skënderbej” kthehet në pedonale
Xhafaj njofton Komisionin e Venecias: Nuk do jem i pranishëm »
Article Logic
Execution time: 0.019673109054565
array(1) { ["section"]=> string(103) "basha-rames-te-merr-shpirtin-per-nje-kile-qepe-pa-kupon-per-vete-ke-ngritur-saraje-pa-asnje-kupon-23825" }