Basha-Ramës: Ty s’ta ndjen. Vodhe 160 milionë USD në Tatime dhe Dogana, tani qeveris me klanet kriminale

Publikuar tek: politike, më 12:26 20-08-2015 Basha-Ramës: Ty s’ta ndjen. Vodhe 160 milionë USD në Tatime dhe Dogana, tani qeveris me klanet kriminale Lulzim Basha

Lulzim Basha, kreu i PD-së, ka dalë në një deklaratë për shtyp, pak orë pas mbledhjes së kryeministrit Rama me drejtorët e Tatim-Taksave dhe deklaratës së tij se do nisin kontrollet për bizneset që s’paguajnë tatimet. Basha ka sulmuar ashpër Ramën, duke deklaruar se vodhi 160 milionë dollarë nga Tatimet dhe Doganat dhe sot amnistoi bizneset e mëdha. Sipas Bashës, Ramës nuk ia ndjen për shqiptarët dhe se po falimenton biznesin e vogël e po tkurr të mesmin dhe të madhin.

“Edi Rama vodhi nga 160 milionë dollarë nga tatimet dhe doganat. Ai amnistoi sot  bizneset e mëdha.

Rritja e taksave dhe dyfishimi i tyre është pamja e rëndë mbi këtë gjendje. Rritja e taksave ka nxitur informalitetin, fshehjen dhe evazionin.

Ne e kemi paralajmëruar, u dhamë rrugës e zgjidhjes përmes amendamenteve në Parlament, por Edi Rama dhe Ilir Meta i refuzuan.

Edi Rama është përballë dy alternativave: ose t’u mbushë xhepat atyre në pushtet, ose të falimentojë. Ai ul traun e doganës për klientelën në pushtet dhe ngre kërrbaçin për ata që s’ngopen me bukë. Po falimenton biznesi I vogël,  po tkurret i mesmi dhe i madhi. Ky është një falimentim I turpshëm”, tha sot Basha.

Sipas tij njerëz me rekorde kriminale janë pjesë në grupimin politik të Ramës dhe se po qeveris me klane kriminale.

“Malavita dhe personat me rekorde kriminale në biznes janë pjesë e grupimit të tij politik. Edi Ramës nuk ia ndjen për shqiptarët që zhyten në borxhe, faturat e energjisë dhe madje për të nxjerrë pasaportat e kurbetit. Kriza ekonomike thellohet, papunësia shtohet, eksodi rritet nga muaji në muaj. Por Edi Ramës nuk ia ndjen, refuzon të pranojë. Për shkak të qeverisjes me klanet kriminale jeta e shqiptarit përkeqësohet çdo ditë.

Edi Rama është peng dhe bashkëpunëtor i klaneve kriminale, kontrabandistëve. Edi Ramës nuk ia ndjen, s’ka zgjidhje, s’ka vullnet por PD dhe unë jemi pranë qytetarëve shqiptarë me hallet e tyre, ndjejmë dhe prekim dhimbjen e tyre. Ne e kuptojmë shumë mirë situatën, momentin dramatik, gjendjen e biznesit të vogël dhe të mesëm të ndrydhur dhe shtypur”, theksoi Basha.

Sipas tij duhet bërë menjëherë pastrimi I krimit nga qeverisja, të ulet taksa e sheshtë dhe të vendoset barazi e qytetarëve para ligjit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilli Bashkiak i Shkodrës nis me sherre për fletën e votimit, kontestojnë të majtët
Godina e Ministrisë së Arsimit, rikonstruksion luksoz me 1 miliard lekë »
Article Logic
Execution time: 0.017449855804443
array(1) { ["section"]=> string(107) "basha-rames-ty-s-ta-ndjen-vodhe-160-milione-usd-ne-tatime-dhe-dogana-tani-qeveris-me-klanet-kriminale-18797" }