Basha:Reforma në Drejtësi do të kryhet. Qëllimi? T’i japë fund ‘’Al Capones’’ ulur në karrigen e kryeministrit

Publikuar tek: politike, më 12:53 25-03-2016 Basha:Reforma në Drejtësi do të kryhet. Qëllimi? T’i japë fund  ‘’Al Capones’’ ulur në karrigen e kryeministrit

Reforma në Drejtësi do të kryhet. Ky ka qenë mesazhi që sot kreu i PD-së Lulzim Basha ka dhënë para gazetarëve. Sipas tij Reforma në Drejtësi nuk është qëllim në vetvete, por qëllimi i vërtetë është t’i japë fund krekosjes, arrogancës, pështyrjen në fytyrë të shqiptarëve. “Dialogu me Edi Ramën është baras si të negociosh me terroristët dhe PD nuk negocion me terroristët”, deklaroi Basha, i cili ka kërkuar zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për deputetët socialistë Rakip Suli dhe Koço Kokëdhima.

“…pra Al Capones të ulur në karrigen e kryeministrit që përkthehet në dhjetra Al Capone të tjerë, kush emërohet në dogana, tendera, në polici, kanabisi i kujt duhet të kalojë dhe I kujt jo e kështu me radhë”, theksoi Basha.

I pyetur për negociatat maxhorancë-opozitë për byronë dhe një lloj tërheqje, Basha komentoi:

"Së pari dua të vlerësoj faktin që pas 2 vitesh insistim për dialog politik më në fund maxhoranca pranoi atë që duhet të kishte bërë 2 vjet më parë të ulet me opozitën. I kemi humbur këto 2 vite se Edi Rama nuk e do reformën në drejtësi, të kapë gjykatësit. Ajo që duhet është mosçimentimi i kapjes, që t’I heqim instrumentat politikë e vendimarrjes së gjyqtarëve, që Edi Rama nga zyra apo makina e tij t’I bjerë telefonit dhe t’u thotë mos heto këtë apo atë, përndryshe t’i pres këmbët.

Edi Rama është përpjekur për 2 vite me radhe të sabotojë Byronë Kombëtare të Hetimit, nën sqetullën e Sajmir Tahirit, e them figurativisht mos e përfgytyroni të tillë, apo nën sqetullën e Edi Ramës.

Vjen nga një fantazi e shfrenuar antiatlantiste. Nuk mund të ketë byro të tillë, ndoshta në realitet e stepave oligarkike.

Standardi euro-atlantik është kushti i vetëm. Nga ana tjetër edhe këtë rast donte ta përdorte për të kapur më shumë pushtet politik. Por Byroja do të bëhet sipas standardeve të ndarjes së pushteteve, transparencës dhe llogaridhënies.

Sot Edi Rama, Ilir Meta kanë levat e tyre në gjyqësor, dhe duan që këto leva t’I zhvendosin në reformë. Është gabim sikur PD do të kapë këto leva, JO! PD do heqë duart e politikës. Duan që gjyqësori të vetëqeveriset, por në mënyrë transparente. 

A mund të ketë dialog kur në tavolinë njëra palë vë në tavolinë armën? Edi Rama nuk ka vendosur armën, por ka plasur bombën antiatomike, të ndryshimeve kushtetuese. Pra bëhet fjalë për rregulla kushtetuese dhe ligjore. E çfarë ndodh ndërkohë? Nuk dua ta zbatoj rregullin aktual.

 

Ai foli edhe për mbështetjen që gjeti në SHBA, gjatë vizitës së tij ditë më parë.

“Vij me optimizmin dhe inkurajimin se BKH-ja në veçanti dhe Reforma në Drejtësi në përgjithësi, do të kryhet sipas rekomandimeve të Venecias, sipas standardit evropian. Askush s’mund të ndalë, të devijojë këtë vullnet për të pasur një drejtësi funksionale, të pakorruptuar, të pavënë nën presionin e politikës, por të hetojë politikën.

Reforma në Drejtësi nuk është qëllim në vetvete, por qëllimi është t’i japë fund krekosjes, arrogancës, pështyrjen në fytyrë shqiptarëve…pra Al Capones të ulur në karrigen e kryeministrit që përkthehet në dhjetra Al Capone të tjerë, kush emërohet në dogana, tendera, në polici, kanabisi i kujt duhet të kalojë dhe i kujt jo e kështu me radhë.

SHBA pranë çdo shqiptari dhe opozitës. Çdo gjë tjetër është e paparanueshme, citoj, direktivat e marra gjatë takimeve, dhe nuk do të tolerohet.

Mbështjetja e SHBA për organizmin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe veçanërisht shqetësimet tona për shitblerjen e votës, intimidimin e votuesit, lirisë së medias dhe medias së lirë. Monitorimi i rreptë i shpenzimeve në fushatë, që paraja e korrupsionit të mos jetë ajo që të caktojë vullnetin elektoral.  Shqiptarët të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme sipas modelit amerikan.”, u shpreh Basha.

"Nuk mendoj se PD ka lënë vend që të trajtohet në kuadër të mesazheve të papranueshmërisë, përkundrazi ka marrë vlerësime edhe kur Kerry ishte këtu për Dekriminalizimin.

Ndonjë skeptik që ka hëngur broçkulla dhe ka patur diarre.  Realiteti ka treguar se kush i trembej vullnetit dhe ky është Edi Rama. Rama është përpjekur të sabotojë reformën. Të ecim përpara për të përfunduar të 11 çështjet e ngritura.'', përfundoi Basha.

                                                      

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Agron Duka largohet nga PR, zgjidhet kreu i PAA
Basha flet në “TV”, Rama nga “FB”: Bëj ç’të duash, thuaj ç’të duash por nxito se duhet të votojmë »
Article Logic
Execution time: 0.030580997467041
array(1) { ["section"]=> string(110) "basha-reforma-ne-drejtesi-do-te-kryhet-qellimi-t-i-jape-fund-al-capones-ulur-ne-karrigen-e-kryeministrit-35986" }