Basha replikon me Ramën: E rifute Shqipërinë në hartën e vendeve me zgjedhje problematike

Publikuar tek: politike, më 23:34 23-06-2015 Basha replikon me Ramën: E rifute Shqipërinë në hartën e vendeve me zgjedhje problematike

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka replikuar me kryeministrin Rama, pas postimit të Ramës në Facebook ku tha se “fitorja e Bashës është se humbi më thellë se Berisha".

Basha i kërkon Ramës të reflektojë pasi e rifuti sërish Shqipërinë në hartën e vendeve me zgjedhje problematike ndërsa shpreh mirënjohjen e tij për qytetarët.

‘Mirënjohje të thellë për qindra mijëra qytetarë që megjithë dhunimin e standarteve zgjedhore nga qeveria sic e thanë troc edhe vëzhguesit nderkombëtarë si blerja e votes, kandidimi i personave me rekorde kriminale, presionet mbi administratën dhe kërcënimi i votuesve, na besuan me votën e tyre dhe votuan për Partinë Demokratike dhe kandidatët tanë. Kryeministri i vendit në vend të cicërimit kundër opozitës duhet të reflektojë urgjentisht për rifutjen e Shqipërisë në hartën e vendeve me zgjedhje problematike dhe për pasojat e rënda që kjo ka për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë dhe qytetarëve të saj”, shkruan Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rezultati përfundimtar në Tiranë, ja sa vota mori çdo kandidat
Përfundon numërimi për Këshillin Bashkiak në Korçë, kryeson PS me 36% »
Article Logic
Execution time: 0.034442901611328
array(1) { ["section"]=> string(94) "basha-replikon-me-ramen-e-rifute-shqiperine-ne-harten-e-vendeve-me-zgjedhje-problematike-14488" }