Basha: Rezultate të shkëlqyera në gjithë Shqipërinë, me rëndësi procesi i numërimit

Publikuar tek: politike, më 22:09 21-06-2015 Basha: Rezultate të shkëlqyera në gjithë Shqipërinë, me rëndësi procesi i numërimit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë të parë, pas mbylljes së procesit të votimit, ka thënë se raportet e shumta tregojnë për rezultate të shkëlqyera në gjithë Shqipërinë.

Basha tha se gjatë ditës së sotme ka patur shkelje të standarteve por ka bërë thirrje që këto shkelje të mos përsëriten gjatë procesit të numërimit të votave.

“Falenderoj qytetarët shqiptarë që morën pjesë në këtë proces në votime, falenderoj anëtaët dhe simpatizantët tanë dhe të aleancës sonë. Eshtë një proces ku ndihma e tyre dhe komisionerëve kan bërë të mundur parandalimin e incidenteve. Megjithatë tentativat kanë vazhduar dhe që përfundoi me incidente të natyrave të ndryshme.

Ne marrim raporte të shkelqyera për rezultatet tona në të gjithë vendin dhe sigurisht në Tiranë. Tani ka rëndësi numërimi. Kjo qeveri të mos përsërisë incidentet e vërejtura gjatë ditës dhe finalizimin e transoortimit të kutive. U bëj thirrje numëruesve të qëndrojnë në lartësinë e detyrës pasi në krah të tyre është fuqia e opozitës por dhe e partnerëve ndërkombëtare dhe I kujtoj për zbatimin me përpikmëri të ligjit”, ka thënë Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paloka: LSI ka rrëmbyer një kuti votimi në Gjuras. Reagon Manjani: Paloka gënjen se e kanë gënjyer
EXIT POLL 3/ IPR nxjerr rezultatet e fundit për bashkitë kryesore »
Article Logic
Execution time: 0.020429134368896
array(1) { ["section"]=> string(87) "basha-rezultate-te-shkelqyera-ne-gjithe-shqiperine-me-rendesi-procesi-i-numerimit-14273" }