Basha: S’kanë avulluar paratë në Tatime dhe Dogana, janë në kontot bankare. Rama është dorë

Publikuar tek: politike, më 11:31 12-08-2015 Basha: S’kanë avulluar paratë në Tatime dhe Dogana,  janë në kontot bankare. Rama është dorë Lulzim Basha

Lulzim Basha në një deklaratë sot nga selia e PD-së, ka sulmuar Edi Ramën, duke thënë se ai ka dorë në paratë e munguara në Tatime dhe Dogana.

“I është shtuar edhe një rekord të plotë korrupsioni në dogana dhe tatime. Ju keni qenë dëshmitarë por edhe të fabulës së Edi Ramës dhe Ilir Metës, punët po shkojnë kështu e ashtu, kemi të punësuar por asnjë fjalë për paratë në Tatime dhe Dogana, para që nuk kanë shkuar në shkollim, punësim dhe pensionistë, sigurisht nuk kanë avulluar, por kanë përfunduar në konto bankare, vila me pishinë, në klientelën e tyre.

Gjendja reale e ekonomisë nuk gënjen dhe në çdo rast janë aleati më i mirë ndaj të vërtetës. Nuk e lë Edi Ramën të ndërtojë kështjellën e tij, shifrat tregojnë sipas qeverisë 134 milionë dollarë defiçit në Tatime dhe Dogana, më shumë se 160 milionë dollarësh shifrat e vërteta”, tha Basha.

Sipas Bashës ekonomia është në dorën e një klani “politiko-oligarkik të lidhur me interesa evazioniste”

“Klan politiko-oligarkik të lidhur ngushtë me interesa evazioniste, e nxit evazionin se përfiton nga evazioni, i sheh si të ardhura të veta. Paratë me ligj iu takojnë qytetarëve, jo Ramës, qeverisë e interesave lidhur me ta.

Ka ndërmend të bëjë atë që bëri me CEZ, bëri pazarin, i fali 600 milionë euro fatura të njohura. Të njëjtën gjë do bëjë nga shtatori, nuk do prekë ata, evazionistët. Do ngrejë çmimet, është më e lehtë se të prekësh elementët kriminalë, pra i ke varur ujkut mëlçitë në qafë.

Qëndron një qeveri dhe kryeministër i mashtrimit që se ka për turp të gënjejë popullin në një konferencë-monolog prej 2 orësh e pastaj të ikë. Tha se ekonomia është në rritje, borxhet në rënie, por ndërkohë kishte urdhëruar rishikimin e kuadrit buxhetor afatmesëm”, u shpreh më tej Basha.

Basha ngriti shqetësimin sipas tij të kontrabandës së duhanit dhe të naftës, ku ‘’Edi Rama ka dorë’’.

“Paaftësinë dhe thepisjen e tyre përmes reformës së taksave dhe taksimit progresiv, ka çuar drejt largimit të një pjese të investitorëve të mëdhenj dhe të vegjël, ka frenuar deri në zero, minus, investimet qoftë të vendit qoftë të huaja, për të siguruar mirëqënien.

Pjesa kryesore e këtyre të ardhurave që mungojnë janë vjelë drejtpërdrejt nga kontrabanda dhe evazioni në fushën e duhanit dhe naftës. Nga një shtet fqinj ka raport se 50 milionë dollarë janë nga kontrabanda e duhanit. Edi Rama hesht, pse hesht? Hesht sepse është dorë brenda. Ka të paktën një pakt. Pazar me kontrabandistë, kontrabanda me naftën Virgin, kolosale. FMN foli qartë për kontrabandë e evasion në tatime, opozita ka muaj e muaj, shoqëria civile po kështu, të vetmit që heshtin janë qeveria dhe Edi Rama”, tha Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Rahja e egër nga Rama, për pak sa nuk i kushtoi syrin Sajmirit
“DITA”-Rama, si u ‘’urryen’’ dhe u ‘’dashuruan’’ brenda 3 ditësh »
Article Logic
Execution time: 0.30453515052795
array(1) { ["section"]=> string(94) "basha-s-kane-avulluar-parate-ne-tatime-dhe-dogana-jane-ne-kontot-bankare-rama-eshte-dore-18239" }