Basha: Së shpejti paketa e shpëtimit, nëse refuzon qeveria e zbatojmë me forcën e qytetarët

Publikuar tek: politike, më 19:59 19-10-2015 Basha: Së shpejti paketa e shpëtimit, nëse refuzon qeveria e zbatojmë me forcën e qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me shoqatën e biznesit në qytetin e Lezhës, me të cilët ka bashkëbiseduar për situatën ekonomike në vend.

Basha tha se politikat e ndermarra nga qeveria mes të cilave dhe aksioni i fundit kundër informalitetit nuk ka sjellë impakte pozitive ndërsa solli shembullin e mungesës në buxhet të 250 mln dollarëve ku vetëm në muajin shtator, në kulmin e luftës kundër informalitetit mungojnë 35 milionë dollarë.

“Dua te jem fare i qartë si kryetar i Partisë Demokratik, si kryetar i opozitës,  ne jemi për shtet ligjor nuk ka diskutim, zbatimi i ligjit është një nga garancitë më të mëdha që mund të ketë biznesi por ndryshimi arbitrar i ligjit dhe në veçanti  i disa ndryshimeve ne sistemin e tatim-taksave, shtimit të këtyre taksave të biznesit dhe aplikimi në mënyrë selektive i këtij ligji jo vetëm që nuk ka sjellë dhe nuk mund të sjellë përmirësime, por sjell përkeqësim dhe rënie ekonomike. Jemi një nga vendet e pakta të botës ku brenda natës tatimi u rrit me 5%, nga 10% në 15% , tatimi i fitimit. Çfarë efektesh ka sjellë kjo e kemi të qartë. Nga njëra anë bizneseve informale për tu formalizuar u ka sjellë një kosto të jashtëzakonshme financiare. Nga ana tjetër ka rritur informalitetin duke deturuar bizneset të cilat nuk janë në gjendje, për të paguar këto taksa, të zhyten gjithnjë e më shumë në bilance të dyfishta, apo të vënë drynin qepenave dhjetëra, apo qindrave bizneseve. Pra asnjë nga efektet e dëshiruara, as rritje e punësimit, as rritje të ardhurat. Përkundrazi të ardhurat kanë rënë dhe vazhdojnë të bien në rënie të lirë. Të shohim tetorin, po shtatori që ka qenë edhe muaji i shpalljes të aksionit kundër informalitetit ka sjellë 35 mln dollarë më pak se plani” theksoi Basha.

Kryetari i PD-së ka shpalosur disa pika të platformës së demokratëve të cilat po konsultohen me biznesin siç është e rritja e kufirit të biznesit të vogël.

Po kështu, Basha bëri te ditur uljen me 6 % të nivelit të taksës së tatim fitimit dhe vendosjen e taksës së sheshte në masën 9% më të ultën në rajon. Basha ka theksuar se do të ulet deri në nivelin 1% TVSH-ja për energjinë dhe uljen me 240 lekë të taksës së qarkullimit.

Duke e krahasur klimen me të cilën përballet biznesi si në situatë luftë, zoti Basha tha se krahas platformës qeverisëse, do tëpërvijojet shpejt edhe një paketë urgjente shpëtimi për ekonominë. Edhe nese nuk e miraton mzhoranca, zoti Basha tha zbatimin e saj do ta mundësojnë me forcën e bashkuar të njerëzëve, konsumatorëve dhe biznesit.

“Duke thënë një orë e më parë, do të thotë që koha nuk pret as për shpallje të reformës tonë, as për zgjedhjet e ardhshme. Jemi në prag të një krize ekonomike, të një depresioni ekonomik, të një recensioni në parametrat e krizë greke. Shqipëria nuk mban më, biznesi shqiptar nuk mban më, ndaj krah platformës qeverisëse, do të  përvijojmë dhe japim formë shumë shpejt edhe një pakete urgjente shpëtimi për ekonominë. Të cilën nëse nuk arrijmë ta kalojmë në Parlament duke sensibilizuar kartonat e qeverisë duhet patjetër ta kalojmë me forcën e bashkuar të njerëzëve, konsumatorë dhe biznesmenë”, tha Basha”, u shpreh kreu i opozitës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD e akuzon për 1.5 mln dollarë, Lame: Ja fusin kodra pas bregut, tender për shërbime, jo konsulencë
Aksionet e qeverisë, dështim? Të ardhurat nuk janë rritur, më pak para se plani në buxhet »
Article Logic
Execution time: 0.0041718482971191
array(1) { ["section"]=> string(95) "basha-se-shpejti-paketa-e-shpetimit-nese-refuzon-qeveria-e-zbatojme-me-forcen-e-qytetaret-23494" }