Basha sfidon Ramën në debat: I verbuar nga xhelozia, më bllokoi

Publikuar tek: politike, më 07:12 08-05-2015 Basha sfidon Ramën në debat: I verbuar nga xhelozia, më bllokoi Lulzim Basha dhe Blendi Fevziu

Lulzim Basha sfidon në një debat publik Edi Ramën. Kryebashkiaku i Tiranës dhe njëherësh edhe kreu i PD-së, ka deklaruar se e fton në debat Ramën, por është dyshues se ai mund ta pranojë. Siç shprehet Basha, kryeministri Rama ‘’i verbuar nga xhelozia’’, bllokoi disa nga projektet kryesorë të Bashës.

‘’A çuditesh ti që ka bllokuar ngrohjen e fëmijëve? A çuditesh që ka bllokuar varrezat që i keni sa e sa herë tema të lajmeve e të kronikave tuaja si gazetar? A nuk të shokon kjo sa kryeministri të arrijë deri aty? Po varrezat si mund t’Iibllokosh? A mund të bllokosh ngrohjen e vogëlushëve? Kjo është lufta politike me të cilën Edi Rama u angazhua kundër Bashkisë së Tiranës dhe sot prapë se prapë unë ia them këtë në emision tënd: E di që nuk del në debat se s’ka se si del në debat me mua, se s’ka çfarë thjotë, as si kryeministri përballë kryetarit të opozitës, as si ish-kryebashkiaku që 11 vjet e mbajti peng qytetarin para kryebashkiakut që vendosi një model europian pune”, tha Basha në emisionin ‘’Opinion’’.

Basha artikuloi në emisionin e Blendi Fevziut edhe situatën e bllokimit për bulevardin e ri të Tiranës. I pyetur se si do t’ia dalin me këtë situatë bllokimi po të fitojë Halim Kosova, Basha tha se me fitoren e kandidatit të tij do shënohet edhe fillimi i fundit të projektit të Ramës.

“Edi Rama i verbuar nga xhelozia, bëri të pamendueshmen, diçka që Fondi i Zhvillimit të Abu Dabit tha që s’e kemi parë as në vendet e Afrikës Eukadoriale, e bllokoi. Refuzon edhe sot e kësaj dite që ministri i Financave të depozitojë firmat e autoritetit kontraktor në Abu Dabi. Domethënë përmes një burokracie që kishte në dorë, bllokoi një zhvillim të tillë. Këtu zoti Rama nuk ka bërë gjë kundër Lulzim Bashës, e ka bërë kundër qyettarëve të Tiranës, kundër 2500 njerëzve që do të punësoheshin’’, u shpreh Basha për bulevardin e ri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Taksisti kritikon punën e ngadaltë të qeverisë, Veliaj përgjigjet për bashkinë: Më keq se ç’jemi nuk bëhet
8 deputetë të rinj betohen në Kuvend, morën mandatet e kandidatëve për bashki »
Article Logic
Execution time: 0.031678915023804
array(1) { ["section"]=> string(67) "basha-sfidon-ramen-ne-debat-i-verbuar-nga-xhelozia-me-bllokoi-10626" }