Basha shoqëron për herë të parë në takim Kosovën. Kosova: Me leje?

Publikuar tek: politike, më 18:49 16-05-2015 Basha shoqëron për herë të parë në takim Kosovën. Kosova: Me leje? Halim Kosova, kandidat i PD për Tiranën me kryetarin aktual Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha duket se ka reflektuar pas sulmit nga kandidati i majtë i cili gjatë gjithë këtyre ditëve i ka mëshuar faktit që Basha ashtu sikurse edhe ish-kryeministri Berisha, e mbështesin kandidatin e djathtë vetëm nga Facebook-u duke refuzuar ta shoqërojnë  në takimet e tij me elektoratin.

Basha është shfaqur në takimin që Halim Kosova ka bërë me të rinjtë e kryeqytetit  në sheshin “Nënë Tereza” duke mbajtur edhe fjalën hapëse të takimit. Në përfundim  Basha ka pyetur:” Kush e do fjalën?”, dhe i vetmi që ngriti dorën ishte “nxënësi” Kosova, i cili pasi mori leje, për të evidentuar  faktin që ishte ulur krah kryetarit aktual të bashkisë tha : “Kjo që sapo patë, dëshmon se duhet parë më larg, po ndonjëherë duhet parë dhe afër, se duke parë larg harrojmë të shohim afër”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta fton “Doktorin” për një xhiro te Pedonalja
Kosova u rrëfen të rinjve në kryeqytet: Natën i ikja gruas nga krevati »
Article Logic
Execution time: 0.026020050048828
array(1) { ["section"]=> string(69) "basha-shoqeron-per-here-te-pare-ne-takim-kosoven-kosova-me-leje-11325" }