Basha shpërthen ndaj Ramës: Shkumëzove e u djersite në shfaqjen tënde kundër opozitës

Publikuar tek: politike, më 13:12 16-09-2015 Basha shpërthen ndaj Ramës: Shkumëzove e u djersite në shfaqjen tënde kundër opozitës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, gjatë deklaratës për media nga selia e PD-së. Basha tha se kryeministri Rama, sot gjatë prezantimit të sukseseve të policisë kundër drogës, bëri vetëm “shoë” e propagandë, ndërkohë që realiteti në vend është krejt ndryshe.

“Droga fiton çdo ditë terren. Ndodh se Edi Rama ka ventëm një rrugë për tu përballur me të. Propagandën boshe, Kinemanë e natës së verës.

Ngarkesa të reja droge bëhen gati, ngarkesa të reja shtohen dhe mbillen nga Shullazi dhe Tahiri, të cilët përdorin makinën e tyre të preferuar AA 003 GB, pikërisht makinën e Sajmir Tahirit.

Edi Rama shkumëzonte dhe djersiste kundër opozitës dhe medias që i ka nxjerrë në shesh të palarat e drogës. Raportet e DASH për vitin 2011-2012-2013 thonë qartë se Shqipëria vazhdon në mënyrë të pandërprerë luftën kundër drogës që ka çuar në eleminimin e Shqipërisë nga lista e vendeve tranzit”, tha Basha.

Sipas kteut të PD-së, Rama kërkoi që opozita dhe mediat të heshtin, ndërsa tha se sukseset e qeverisë së kaluar në luftën kundër prodhimit dhe trafikut të drogës kanë qenë të dukshme ted he vlerësuara nga ndërkombëtarët.

“Sistemet TIMS që gjurmuan për herë të parë me metoda të pakrahasueshme. Arritje të konfirmuara herë prs here nga krerët më të lartë të vendeve të huaja. Por produki i gjithë ksaj ishte heqja e vizave. Që nuk do të ndodhte nëse kryeministri do të fuste në parlament persona të inkriminuar. nuk do të ndodhte nëse kryeministri do të merrtë persona të inkriminuar dhe të dënuar për trafik droge në krye të bashkive. Por kur nuk ke rezultate, kur çdo raport të quan kriminel nuk ke rrugë tjetër se sa të mbledhësh kinemanë verore dhe të bësh shfaqje me 2 mijë policë.

Por kjo shfaqje i poshtëron ata, sepse pas kësaj shfaqeje qëndrojnë trafikantët e drogës. Meqë e ke bërë rrugë mos u bëj buracak. Mos u fshih pas policisë. Mos u fshih pas regjisë qëndrore. Edhe ambasadorët ishin në krahë të policisë dhe nuk mund të jenë kurrë në krahë të krimit.

Edi Rama ka një rekord të qartë për krimin dhe narkotrafikun. I ka futur në Parlament, i ka bërë Kryetarë Bashkie. Trafikantë të dënuar apo të ndjekur që administrojnë sot territore të tëra. Shtypi i huaj çdo javë ka raporte me trafikime të drogës që kalojnë nga Shqipëria. Më në fund Edi Rama vendosi në dispozicion të drogës edhe hapësirën ajrore shqiptare. Ajo që pamë ishte thjeshtë në qokë e bosit të bosave sa për sy e faqe. Nuk kemi bërë asnjëherë shfaqje të tilla sepse bënim punën. Shfaqje me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Europa i ka mbyllur dyert për qeverinë e Edi Ramës. Cilit polic mund t’i kërkosh të vërë jetën në rrezik kur ministri io Brëndshëm akuzohet për lidhje me bandat.

Thirrja e vetme që bëri nga pallati i kongreseve ishte heshtja. Të heshtë opozita, të heshtë media”, tha Basha.

Në fund të fjalë së tij Basha përsëriti thirrjen për testin e drogës dhe nevojën për dekriminalizimin e Parlamentit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në intervistën për “Corriere” por viroza i mundon hundët (Foto-Video)
DEKRIMINALIZIMI/ Bylykbashi: Çfarë e pengon Ramën ta bëjë?! Braho: Drogë kanë përdorur si nga ju, si nga ne »
Article Logic
Execution time: 0.017078161239624
array(1) { ["section"]=> string(90) "basha-shperthen-ndaj-rames-shkumezove-e-u-djersite-ne-shfaqjen-tende-kunder-opozites-20927" }