Basha: Shqipëria digjet nga korrupsioni, kryepërgjegjësi na bën leksione futbolli e tifozerie

Publikuar tek: politike, më 19:25 09-10-2015 Basha: Shqipëria digjet nga korrupsioni, kryepërgjegjësi na bën leksione futbolli e tifozerie

Pas deklaratës për media të kyreministrit Rama ku foli për ndeshjen Shqipëri-Serbi, atë çka humbi dhe fitoi Shqipëria, ka reaguar edhe kreu i PD-së Basha, i cili thotë se ndërsa vendi po digjet nga varfëria dhe korrupsioni, kryepqrgjegjësi bën leksione për sportin dhe tifozerinë.

“Shqipëria digjet nga varfëria, korrupsioni dhe krimi, ndërsa kryepërgjegjësi na krihet ekraneve si komentator i rubrikës sportive. Vendi është përmbytur nga korrupsioni që ka shpërthyer në cdo anë. Shqiptarëve u janë marrë nga afera e tij me CEZ 600 milionë euro. Kryepërgjegjësi përcakton klientët dhe ndërtuesit e tij fitues të cdo tenderi që para se të bëhet tenderi. Ministri i tij ka hapur mësimore droge. Pasi e ndriti me papunësinë, taksat, cmimet dhe shëndetësinë tani na bën edhe leksione futbolli e tifozërie. Këndon gjeli majë plehut”, shkruan Lulzim Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha akuzon Ramën se ka gisht në rezultatin e ndeshjes
Intrigat dhe prapaskenat e kërkesës së Metës për ndryshime në qeveri »
Article Logic
Execution time: 0.018661022186279
array(1) { ["section"]=> string(97) "basha-shqiperia-digjet-nga-korrupsioni-kryepergjegjesi-na-ben-leksione-futbolli-e-tifozerie-22748" }