Basha: Shumica të pranojë dekriminalizimin, në të kundërt përballet me protesta

Publikuar tek: politike, më 19:44 22-03-2015 Basha: Shumica të pranojë dekriminalizimin, në të kundërt përballet me protesta

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj force politike, në lidhje me qendrimin që ajo do të mbajë në Këshillin e Mandateve, ku edhe do të vendoset për kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Basha është shprehur se do të kërkohet që të përjshtohet nga Kuvendi dhe çdo zyrë publike, personat me të kaluar kriminale. Ai ka njoftuar gjithashtu se PD do të ecë përpara me platformën e dekriminalizimit. “Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, bashkë me aletatët tanë, kanë vendosur që javën e ardhshme, në kuadër të Marrëveshjes së Dekriminalizimit, të bëjë publike propozimet tona, amendamentet tona, kushtetuese dhe ligjore, për të përjashtuar nga Parlamenti i Shqipërisë dhe nga çdo zyrë tjetër publike, të zgjedhur apo të emëruar, personat me rekorde të tmerrshme kriminale të natyrës së krimit të organizuar”, ka thënë Basha.

Basha ka kërkuar bashkëpunimin e shumicës për këtë proces, në të kundërt siç tha ai qeverisë do t’i duhet të përballet me protestat popullore në rrugët dhe sheshet e vendit.

“Pas një pune voluminoze, nga ekspertët më të mirë të Partisë Demokratike dhe të vendit, ne jemi gati të ecim me platformën tonë të dekriminalizimit dhe në këtë kuadër, bashkë me qytetarët shqiptarë, kërkojmë angazhimin e plotë të deputetve të shumicës, bashkëpunimin e tyre në kuadër të marrëveshjes, qoftë kjo edhe kundër urdhrave politik të krerëve të tyre. Pra, dekriminalizmin e plotë të Parlamentit dhe të institucioneve të tjera publike përmes amendamenteve ligjore brenda kohës më të shkurtër të mundshme të parashikuar nga rregullorja e Kuvendit, ose përballjen me qytetarët shqiptarë në sheshet e protestës popullore. Ky është vendimi i Grupit Parlamentar, i aleatëve tanë dhe në funksion të këtij vendimi opozita, duke filluar nga dita e nesërme, do të hedhë hapat për të institucionalizuar amendamentet tona për përjashtimin nga Kuvendi i Shqipërisë, nga të gjitha insititucionet publike, të personave me rekorde të tmerrshme kriminale të krimit të organizuar. Sikundër do të kërkojë brenda afatit kushtetues dhe ligjor edhe shqyrtimin pa vonesë të dy amendamenteve tona të 20 Janarit, për uljen e çmimit të energjisë dhe uljen e çmimit të karburantit përmes heqjes së TVSH-së për energjinë elektrike dhe eliminimin e taksës që Edi Rama shtoi këto dy vite mbi karburantet”, tha numri një i PD-së.


Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur sot pasidite në ambientet e selisë blu, për të vendosur në lidhje me qendrimin që kjo parti do të mbajë në Këshillin e Mandateve ku do të merret vendimi për kërkesën e arrestimit të dy deputetëve të Kuvendit shqiptar.

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar nga Kuvendi arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku pasi akuzohen se kanë bërë “kallëzim të rremë” përpara prokurorëve.

PD ka pranuar më parë këtë kërkesë, ndërsa ka shtuar edhe kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima i cili akuzohet nga opozita se ka përfituar disa fonde gjatë kohës që është deputet i Kuvendit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet lokale/Prezantohen emrat për kandidatë të PS-së në bashkitë Sarandë, Himarë, Finiq dhe Konispol
Rama: Nesër vendosim për hapat e tjerë përbashkues Shqipëri-Kosovë »
Article Logic
Execution time: 0.053613901138306
array(1) { ["section"]=> string(82) "basha-shumica-te-pranoje-dekriminalizimin-ne-te-kundert-perballet-me-protesta-6646" }