Basha sulm Ramës për Reformën në Drejtësi: I zvarritej Nanos dhe i përkulej Metës kur ia lypte nevoja dhe sa kalonte lumin...

Publikuar tek: politike, më 12:55 15-01-2016 Basha sulm Ramës për Reformën në Drejtësi: I zvarritej Nanos dhe i përkulej Metës kur ia lypte nevoja dhe sa kalonte lumin...

Kreu i PD Lulzim Basha sulmon ashpër kreun e qeverisë Edi Rama lidhur me Reformën në Drejtësi. "Kush e quan pazar, konsensusin që kërkon komisioni i Venecias për reformën në drejtësi?” nis kreu i PD deklaratën e tij duke akuzuar Ramën se nëse do arrihej konsesusi për reformën, “do zhdukej pazari i tij”. Basha thotë në deklaratë se Referendumi është vërtet një mundësi e shkëlqyer dhe "referendumi" sipas tij janë zgjedhjet e parakohshme.

“Tregtari i paskrupullt i politikës, spekulanti më i madh i pazareve më të pista në vend, ai që ka bërë pakt me krimin, themeluesi i aleancës së qelbësirave, ai që i zvarritej Nanos dhe i përkuljes Metës kur ia lypte nevoja dhe sa kalonte lumin ngrinte kurthe për ta, politikani që ska mbajtur një fjalë apo një premtim që ditën e parë e deri më sot. E quan pazar konsensusin, njeriu që futi kriminelët në bashki, zyra publike e Parlament, erdhi me ta në pushtet e ndau pushtetin me ta. E quan pazar konsensusin për drejtësinë, kumbari i pazareve me doganat dhe tatimet, me shullazët dhe habilajt, me tenderat dhe koncesionet, me papulët dhe carapulët, nushët e beqët. Konsensusi që kërkon komisioni i Venecias, është rruga që e shpëton drejtësinë nga kapja politike. Konsensusi zhduk pazarin, është e kundërta e tij. Pikërisht, kësaj i druhet Rama, ky është temjani që e tremb atë. “, thotë Basha.

“Një drejtësi e pakapur do të ishte në anën e Qamil Zelës, Llazi Nasit, Gjovalin Lazrit, Arif Dodës, Bruna Mekës, Mark Brahimajt, Fluturim Cukut e shumë qytetarëve që korrupsioni, padrejtësia, arroganca e qeverisë dhe bandave të Edi Ramës u mori jetën. E po kështu, një drejtësi e pakapur do të ishte problem për prengët, ndokët, bushët, roshët, pecët, ndonët e cubat e Edi Ramës, për kokëdhimët, tahirët, beqajt, ahmetajt e gjiknurët e për vetë kreun e bandës së 40 hajdutëve. Dhe një drejtësi e pakapur, do të zhvlerësonte armën diabolike që ka Rama, dosjet dhe shantazhet që mban për aleatin e tij Meta dhe kundërshtarët brenda partisë e të korruptuarit e politikës kudo qofshin. Kjo është e tmerrshme për Edi Ramën, ndaj ai këmbëngul të kapë me çdo kusht drejtësinë, edhe pse ashtu si Venecia edhe opinioni vendas e ndërkombëtar kërkon të kundërtën.

Referendumi është vërtet një mundësi e shkëlqyer. Referendumi e ka emrin zgjedhje të parakohshme, shansi që qytetarët të cilët me kohë e kanë grisur kontratën me Edi Ramën, të japin gjykimin e tyre përfundimtar për qeverisjen e tij të dështuar, të korruptuar dhe kriminale”, përmbyll kreu i PD.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Politika ka marrë shumë goditje në imazh dhe në besueshmëri, jam këtu të luftojmë çdo ditë bashkë
Mbi një milion euro vlerë, këta janë shqiptarët që kanë grabitur 29 banesa »
Article Logic
Execution time: 0.027575016021729
array(1) { ["section"]=> string(127) "basha-sulm-rames-per-reformen-ne-drejtesi-i-zvarritej-nanos-dhe-i-perkulej-metes-kur-ia-lypte-nevoja-dhe-sa-kalonte-lumin-30073" }