Basha sulmon Ramën dhe ndërkombëtarët: Peshqit e mëdhenj duhet të ishin në burg, jo në krye të qeverisë

Publikuar tek: barometri, më 09:17 26-07-2018 Basha sulmon Ramën dhe ndërkombëtarët: Peshqit e mëdhenj duhet të ishin në burg, jo në krye të qeverisë Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se dy vjet pas kalimit të Reformës në Drjetësi pastrimi i “llumit” ka filluar ndërsa opozita “është po njësoj si atëherë”.

Basha i përgjigjet Ramës duke e akuzuar se përmes ndryshimeve të propozuara për emërimin e të sapodiplomuarve në sistemin e prokurorisë dhe të gjyqësorit tenton të kapë drejtësinë, duke ia lënë në dorë institucioneve të vjetra.

Basha akuzon ndërkombëtarët për heshtjen duke thënë se besueshmëria e tyre ka rënë.

Reagimi i plotë:

Ndryshimet e propozuara nga Edi Rama të Ligjit për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve sanksionojnë që emërimet e të sapodiplomuarve në sistemin e prokurorisë dhe të gjyqësorit të bëhen nga PPP- Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme dhe KLD-ja e vjetër. Ky propozim është shkelje e hapur e Kushtetutës dhe kthim tek institucionet e vjetra që kishim para reformës në drejtësi.

Kjo shkelje e Kushtetutës bëhet në një kohë kur Gjykata Kushtetuese është shpërbërë dhe sistemi kushtetues në Shqipëri është i goditur rëndë. Qëllimi i këtij propozimi është kapja totale e drejtësisë nga Edi Rama përmes Arta Markut dhe KLD-së.

Prandaj Edi Rama i përgjysmoi para një viti buxhetin dhe burimet për vetingun, qëllimisht për të zvarritur vetingun dhe për të mos krijuar KLP-në, KLGJ-në dhe SPAK.

Partnerët ndërkombëtarë duhet të shqetësohen për mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe bllokimin e Gjykatës së Lartë nga Edi Rama, çka ka hequr çdo lloj kontrolli dhe kufizimi të pushtetit të shumicës dhe ka vënë në rrezik të drejtat e njeriut në Shqipëri. Heshtja e tyre ndaj kësaj gjendje ka ulur besueshmërinë e tyre në sytë e publikut shqiptar, i cili pret përmbushjen e premtimit që ata i bënë shqiptarëve se peshqit e mëdhenj do ishin në burg dhe jo në krye të qeverisë. Drejtësia pa të korruptuar dhe kriminelë në burg është tallje dhe jo drejtësi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023051977157593
array(1) { ["section"]=> string(108) "basha-sulmon-ramen-dhe-nderkombetaret-peshqit-e-medhenj-duhet-te-ishin-ne-burg-jo-ne-krye-te-qeverise-129153" }