Basha sulmon Ramën, thotë se ka humbur çdo lidhje me realitetin

Publikuar tek: politike, më 18:48 21-08-2015 Basha sulmon Ramën, thotë se ka humbur çdo lidhje me realitetin

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka sulmuar kryemnistrin Edi Rama, për të cilin shprehet se ka humbur çdo lidhje me realitetin dhe nuk ka ndjeshmërinë më të vogël për të gjitha ato familje që luftojnë për bukën e gojës.

Basha shkruan në facebook se Rama ofron kërbaçin për të pamundurit dhe kulaçin për klientelën e tij.

“Vetëm një njeri që ka humbur çdo lidhje me realitetin ka kurajon që gropën 160 milionë dollarëshe në dogana dhe tatime ta quajë sukses të transformimit ekonomik. Ekonomia lëngon, çmimi i naftës kap majat, shqiptarët shtrëngojnë rripin, refugjatët vërshojnë drejt Europës, por Edi Rama krihet para pasqyrës së propagandës. Kryepërgjegjësi krihet sepse nuk ka ndjeshmërinë më të vogël për ankthin e mijëra familjeve që luftojnë përditë betejën për bukën e gojës. Sepse nuk ja ndjen për fatin e qindra mijëra të papunëve që kanë dalë në mes të rrugëve prej taksave dhe çmimeve të larta. Sepse nuk i bëhet vonë për dhjetëra mijë shqiptarë që kanë marrë rrugët e kurbetit qëkur ky mori frenat e pushtetit. Nuk i kupton e as nuk do ti kuptojë hallet e njerëzve; nuk i hynë në sy listat e shtuara në dyqane, dhe sofrat e boshatisura të familjeve shqiptare. Sepse ai vetë është në krye të një sofre tjetër, tog me kontrabandistët e naftës dhe cigareve, tog me klanet kriminale të Bushëve dhe Roshëve me shokë.  Ndaj nuk ka asnjë plan, nuk ka asnjë zgjidhje, por vetëm kërbaç për të pamundurit, kulaç për klientelën dhe çorbën e prishur të propagandës që nuk ja gëlltit më askush”, shkruan Basha në profilin e tij në facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PBDNJ reagon për “Shën Thanasin” dhe flet për “respekt të imponuar” të lirisë së besimit
Meta flet nga Jala: Të tregohet kujdes me “informalitetin”, biznesi është në ditë të vështira »
Article Logic
Execution time: 0.0040521621704102
array(1) { ["section"]=> string(68) "basha-sulmon-ramen-thote-se-ka-humbur-cdo-lidhje-me-realitetin-18897" }