Basha sulmon sërish Ahmetajn për udhëtimin me çarter, i përgjigjet ministri: Nëse është e vërtetë jap dorehqejen

Publikuar tek: politike, më 15:36 10-02-2016 Basha sulmon sërish Ahmetajn për udhëtimin me çarter, i përgjigjet ministri: Nëse është e vërtetë jap dorehqejen

Kreu i PD Lulzim Basha ka akuzuar ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetajn për “Skavicën” duke thënë se ministri “ka udhëtuar me çarter në drejtim të Turqisë për të negociuar direkt dhe në mënyrë të paligjshme me kompaninë turke për hidrocentralin e Skavicës”. Por i menjëhershëm është reagimi i Ahmetajt i cili thotë se nëse kjo gjë është e vërtetë, ai është i gatshëm të japë dorëheqjen.

“Me vitin 2014, sipas të dhënave të publikuara Arben Ahmetaj ka marrë 500 mijë euro kapar, dhe në dhjetor të 2015 pas daljes se VKM që i jep 8% bonus  kompania Suzer i ka dhënë  5 milionë euro të tjera. Arben Ahmetaj i cili ka negociuar direkt dhe në mënyrë të paligjshme për këtë projekt duke udhëtuar me çarter nuk mund të fshihet me gjoja dorëheqje por të bëhet gati të shkojë  para drejtesisë. Ne do të përpiqemi t’ia shkurtojmë kohën. Por e sigurtë është se para drejtësisë do të shkojë”, tha Basha.

“Po ta përsëris sërish që nëse unë kam udhëtuar ndonjëherë me charter me biznesmenin që ti përmend, sigurisht që unë e jap dorëheqjen. Ty s’mund të ta kërkoj të njëjtën gjë, se ty të ka dorëhequr populli me kohë.

Ke hyrë në një palë kepucë që të kanë lënë por të rrinë shumë të mëdha, ndaj i mbush me broçkullat që nxjer nga goja përditë.

500 mijë, 5 milionë apo 500 milionë, që njerëzit i shohin vetëm në ëndërr, ti i ke parë me abuzimin në rrugën e Kombit.

Je bërë si Liza në Botën e Çudirave që ndërton guackën e zezë rreth vetes, ndërkohë që shifrat dhe faktet flasin vetë, ndërsa institucionet ndërkombëtare e kanë çertifikuar trendin pozitiv të ekonomise shqiptare.

Unë e kuptoj që ti e kupton drejt, që rritja ekonomike të mban larg ëndrrës tënde për pushtet, por faktet janë fakte.

Të kërkoj të shkosh në Prokurori dhe ta denoncosh me fakte këtë që thua, se në gjykatë sigurisht që do shkosh për shpifje”, përmbyllet përgjigjia e ministrit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fuga i përgjigjet Ramës: Çojeni artistin të pastrojë haletë e qytetit
Dade në krah të Blushit, letër Ruçit: Të caktohet data e zgjedhjeve për kreun e PS »
Article Logic
Execution time: 0.021316051483154
array(1) { ["section"]=> string(116) "basha-sulmon-serish-ahmetajn-per-udhetimin-me-carter-i-pergjigjet-ministri-nese-eshte-e-vertete-jap-dorehqejen-32235" }