Basha: Tahiri të japë dorëheqjen, Rama bllokon Byronë Kombëtare të Hetimit

Publikuar tek: politike, më 18:32 04-02-2016 Basha: Tahiri të japë dorëheqjen, Rama bllokon Byronë Kombëtare të Hetimit

Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, ka akuzuar sot gjatë një delkarate për media, ministrine Brendshëm, Saimir Tahiri, duke e akuzuar si të implikuar me krimin. Basha i kërkoi Saimir Tahirit të japë dorëheqjen, ndërsa i pyetur për Byronë Kombëtare të Hetimit, Basha tha se kryeministri Edi Rama tenton ta bllokojë prej muajit tetor.

“Nuk janë larje hesapesh siç lan gojën qeveria. Janë pordukt i klimës së krijuar ku krimi, bandat, pengmarrësit, trafikantët kanë njohje, lidhje, mbështetje, me ministrin.

Ndaj vrasin pa ju hyrë gjemb në këmbë. Kjo situatë kritike është prdukt i ortakërisë së qeverisë Rama me krimin, i lidhjeve të Tahirit me habilajt, me shullazët. Ky ministër e ka tradhtuar policinë, interesin publik, qytetarët. Bën tendera uniformash me miliona euro, por krimi godet pikërisht me uniformën e policies”, tha Basha.

"Byroja Kombëtare e Hetimit është një projekt i përfunduar me ndihmën e ekspertëve të SHBA. Prej afro katër muaj e gjysëm Edi Rama pa asnjë shpjegim refuzon të sjellë në Parlament projekt-ligjin. Pengesa është një shenjë e qartë dhe publike e pengesës së Edi Ramës për të bllokuar këtë", tha kreu i PD-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri për masakrën e Elbasanit: Sot mësova se një polic i implikuar është ende në detyrë
Zbardhet drafti për Byronë Kombëtare të Hetimit »
Article Logic
Execution time: 0.023358106613159
array(1) { ["section"]=> string(78) "basha-tahiri-te-jape-doreheqjen-rama-bllokon-byrone-kombetare-te-hetimit-31759" }