Basha: Takimi me Kerry-n s'na ndryshoi qëndrim për drejtësinë, nuk hyjmë në zgjedhje me Ramën kryeministër

Publikuar tek: politike, më 21:30 15-02-2016 Basha: Takimi me Kerry-n s'na ndryshoi qëndrim për drejtësinë, nuk hyjmë në zgjedhje me Ramën kryeministër

Takimi me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Jon Kerry, jo vetëm që nuk e ka ndryshuar qendrimin e Partisë Demokratike për reformën në drejtësi, por e ka forcuar më tej atë.

Në një intervistë për emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo" në Report TV, Basha shprehet se qëndrimi mbetet i njëjtë edhe pas vizitës së Kerry-t: Nuk ka reformë në drejtësi pa konsensus.

Basha shprehet se gjatë takimit në "Rogner" zyrtari i lartë amerikan e konsideroi arritje të Partisë Demokratike miratimin e ligjit të dekriminalizimit të politikës dhe administratës publike. Strehimi i muxhahedinëve në vendin tonë, është një hap pozitiv sipas Bashës. Ai thekson se për zhvendosjen e tyre në Shqipëri është arritur marrëveshja me SHBA-në që në kohën e qeverisë së djathtë që drejtohej nga Sali Berisha.

Për kryedemokratin zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja kundërpërgjigje ndaj një qeveria që sipas tij është e korruptuar dhe që e ka zhytur vendin në varfëri. Ndaj Basha kërcënon për një bojkot të mundshëm të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2017. “Nuk hyjmë në zgjedhje me Ramën kryeministër”,  tha Basha.

Në radhët e të djathtëve pati kritika ndaj Bashës se nuk konsultohet për qëndrimet që shpreh publikisht për procese të rëndësishme në vend, por lideri i opozitës thotë se për cdo vendim konsultohet me ish-kryeministrin Sali Berisha por edhe me kryesinë. Megjithatë, Basha thekson se "<em>është sovran në vendimet e tij poltike. Për Bashën, qeveria është duke gënjyer për projektin e Byrosë Kombëtare të Hetimit pasi opozita nuk ka dhënë dakordësi të plotë për projektligjin e miratuar nga Këshilli i Ministrave. I pyetur se përse nuk i përgjigjet kërkesës së mazhorancës për të nxjerrë ai projektin për Byronë, Basha përgjigjet shkurt: S’jam noter i Ramës” - duke shtuar se për ngritjen e këtij institucioni që do të hetojë korrupsionin në radhët e zyrtarëve të lartë, është rënë dakord vetëm parimisht. Të mërkurën qeveria bëri publik projektligjin për Byronë, e cila do të jetë në varësi të Policisë së Shtetit dhe të prokurorisë

Pika që i ndan demokratët në këtë nismë, është vendosja e Byrosë së Hetimit në varësinë e plotë të Prokurorisë, kjo sipas tyre e kërkuar edhe nga Komisioni i Venecias.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama sqaron pse Kerry nuk u takua me Metën në Tiranë
Berisha krahason orën e Ramës me të Kerry-it, vlera në shifra marramëndëse »
Article Logic
Execution time: 0.023224115371704
array(1) { ["section"]=> string(110) "basha-takimi-me-kerry-n-s-na-ndryshoi-qendrim-per-drejtesine-nuk-hyjme-ne-zgjedhje-me-ramen-kryeminister-32663" }