Basha takohet me drejtorin ekzekutiv të BB për Shqipërinë: Diskutojnë për platformën e zhvillimit ekonomik të vendit

Publikuar tek: politike, më 10:54 23-03-2016 Basha takohet me drejtorin ekzekutiv të BB për Shqipërinë: Diskutojnë për platformën e zhvillimit ekonomik të vendit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë vizitës në SHBA është takuar me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë Patrizio Pagano.

Basha ka shprehur shqetësimin për rritjen e borxhit, rënien në minimumin e mundshëm të konsumit, falimentimin e mijëra bizneseve të vogla si pasojë e politikave të ndjekura nga qeveria dhe arbitraritetit të saj, koncesioneve korruptive etj.

“Koncesionet korruptive po vendosin një kosto shumë të rëndë në buxhetin e shtetit dhe që po anagazhojnë burime financiare si në fushën e shëndetësisë një fond prej  338 mln eurosh, ndërsa janë përgatitur për të dhënë me koncesion mbledhjen e TVSH-së, ku koncesionari parashikohet të marrë 140 mln euro në 10 vitet në vijim.

Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë dhe të INSTAT-it janë shqetësuese përsa i përket borxhit, i cili ka arritur afro 74% . 1,2 miliardë euro  janë marrë borxh në 2 vjet e gjysëm dhe nuk është realizuar asnjë investim i ri , investimet e nisura kanë ndaluar së zbatuari, papunësia në shifra alarmante dhe konsumi në nivelin më të ulët. Shqipëria është vendi me taksat më të larta në rajon, çka ka bërë që investitorët e huaj të mos e shohin me interes Shqipërinë, madje shumë prej tyre janë larguar nga Shqipëria” është shprehur Basha.

Basha e ka njohur Paganon dhe me ofertën e Partisë Demokratike për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe për t’i hapur rrugën zhvillimit dhe punësimit. Taksë e sheshtë 9%, TVSH 15%, vëmendje të veçantë ndaj sektorit të bujqësisë. Drejtori ekzekutiv i Bankës Botërore ka vlerësuar faktin që opozita ka një platformë konkrete për të adresuar çështje të zhvillimit ekononomik të vendit​.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministria e Mjedisit: Ndalohet gjuetia deri në 1 tetor
Refugjatët, Tahiri: Jemi të përgatitur por kemi kapacitete të limituara »
Article Logic
Execution time: 0.018135070800781
array(1) { ["section"]=> string(121) "basha-takohet-me-drejtorin-ekzekutiv-te-bb-per-shqiperine-diskutojne-per-platformen-e-zhvillimit-ekonomik-te-vendit-35791" }